Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso ka reaguar në lidhje me shfuqizimin që KAS bëri ndaj gjobës së kryebashkiakut Erion Veliaj.
'Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) humbi sot mundësinë për të qenë një strukturë në funksion të garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Sot me një vendimarrje të paprecedent, 3 anëtarët e KAS kanë shkelur rëndë besimin se mbi interesin e partisë në pushtet qëndron ligji dhe vetë rregullat e sanksionuara nga KQZ.
Vendimet antiligjore të 3 anëtarëve të KAS bien ndesh me standartin e OSBE për ndarjen e shtetit nga partia, duke justifikuar përdorimin e funksionit publik nga Erjon Veliaj për interesa të Partisë Socialiste.
Partia Demokratike dënon këtë akt të paligjshëm të 3 anëtarëve të KAS, që cënon rëndë standardet e barazisë së palëve në zgjedhje.'- thekson Ivi Kaso.
Lajmi kryesor:
U gjobit për organizimin e aktiviteteve të ndaluara përpara zgjedhjeve, KAS shfuqizon gjobën e KQZ-së prej 75 mijë lekësh ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj
M.Q./ReportTv.al