U dënua me 100 orë pune nga Gjykata e Tiranës/ Cobbinah largohet nga klubi i Tiranës, nënshkruan marrëveshjen me një tjetër ekip jashte vendit (VIDEO)

10 Nëntor 2020, 18:25| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 20:53

  • Share

Futbollisti afrikan Winful Cobbinah largohet nga klubi kryeqytetas pasi u dënua me 100 orë pune nga Gjykata e Tiranës, e cila e shpalli fajtor për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Sipas mediave në Ganë, futbollisti do të transferohen në një skuadër tjetër. Tentativat për largimin e tij kishin nisur para vendimit të dënimit, ndaj dhe kalimi në klubin e huaj nuk do të ndikohet nga vendimi i Gjykatës së Tiranës. Ndërkohë, burme nga Klubi i Tiranës mohojnë largimin e futbollistit, por thonë se është shumë i shqetësuar për vendimin e gjykatës. 


Lajmi kryesor:

Meta i dha nënshtetësinë si 'VIP' në 8 orë/ Dënohet me 100 orë punë Cobbina, për falsifikim të lejes së qëndrimit! Ikën nga Tirana, firmos me një tjetër ekip


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?