Meta i dha nënshtetësinë si 'VIP' në 8 orë/ Dënohet me 100 orë punë Cobbina, për falsifikim të lejes së qëndrimit! Ikën nga Tirana, firmos me një tjetër ekip

10 Nëntor 2020, 11:58| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 18:29

  • Share

TIRANË- Futbollisti i Tiranës, Cobbina, është dënuar me 100 orë punë me interes publik, nga Gjykata e Tiranës, pasi ishte nën hetim për falsifikim të lejes së qëndrimit.

Cobbina ka qenë vetë i pranishëm në seancë, dhe teksa pranuar dënimin, ka deklaruar se ai është i pafajshëm sepse nuk ka pasur dijeni. Pala mbrojtëse ka kërkuar pafajësinë duke shtuar se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit.

Edhe pse Cobbina ishte në akuzë për falsifikim të lejes që qëndrimit, presidenti Ilir Meta në shkelje flagrante të ligjit i dha atij nënshtetësinë, me një procedurë të përshpejtuar brenda 8 orësh, pa kryer verifikimet e duhura, e duke thelluar kështu skandalin me dhënien e nënshtetësisë. Më herër Report TV ka zbardhur më herët dosjen e plotë penale të futbollistit.

Referuar dosjes penale me numër 5165 qe Shqiptarja.com ka siguruar, futbollisti nga Gana është kapur nga policia në 6 qershor 2019 me dokumente të falsifikuara. Ai po nisej me avioni nga Shqipëria drejt Turqisë. Gjatë kontrollit, policia kufitare në Rinas ka konstatuar se viza njëvjeçare e tij kishte skaduar që me 15 janar 2019, ndërsa i kërkoi nëse kishte një leje qëndrimi.

Cobbina i paraqiti një leje qëndrimi me numër 138564, lëshuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, në 15 dhjetor 2018 dhe vlefshme deri 15 shkurt 2019. Por, në lejen qëndrimit në emrin e tij , që edhe ajo kishte skaduar, ishte shënuar një numër pasaporte, i cili nuk i përkiste Cobbina, por një personi të tjetër, konkretisht Junior Yunus Sentamu, të cilit i ishte refuzuar leja e qëndrimit në Shqipëri për mungesë dokumentacioni. Policia e kishte bllokuar lejen e qëndrimit si të falsifikuar, pasi i përkiste dikujt tjetër, por që kishte foton e ganezit.

Leja e qëndrimit e falsifikuar

Ora 18:25
U dënua me 100 orë pune nga Gjykata e Tiranës/ Cobbinah largohet nga klubi i Tiranës, nënshkruan marrëveshjen me një tjetër ekip jashte vendit (VIDEO)

Futbollisti afrikan Winful Cobbinah largohet nga klubi kryeqytetas pasi u dënua me 100 orë pune nga Gjykata e Tiranës, e cila e shpalli fajtor për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Sipas mediave në Ganë, futbollisti do të transferohen në një skuadër tjetër. Tentativat për largimin e tij kishin nisur para vendimit të dënimit, ndaj dhe kalimi në klubin e huaj nuk do të ndikohet nga vendimi i Gjykatës së Tiranës. Ndërkohë, burme nga Klubi i Tiranës mohojnë largimin e futbollistit, por thonë se është shumë i shqetësuar për vendimin e gjykatës. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pelioni: 11/11/2020 16:15

    Keqardhje për cobinahn,pasi është viktimë e mashtruesve e fallsifikatorve në Shqipëri,nga ai i lejes fallco,tek Halili i Tiranës,qe jasht çdo logjike ligjore kërkon brenda 24 orësh nënshtetësi për të,tek presidenti,dhe ky mender president që brenda 8 orësh mbyll të gjitha procedurat e jep nënshtetësinë,një personi nën hetim jo për faj të tij por të mashtruesve e manipulatorve. Gjykuar për sa më lart drejtësia do bënte mirë të mos e dënonte fare viktimën cobihna,por shkelsit e vërtetë të ligjit duke filluar nga falsifikatori i lejes së qëndrimit,tek Halili që në kundërshtim me ligjin kërkon nënshtetësinë e futbollistit brenda 24 orëve dhe mandej mender presidenti like floriri,që pa pyetur për ligj e siguri kombtare jep nënshtetësinë për 8 orë dhe për persona nën hetim,këta janë shkelsit e vërtet të ligjit,prandaj drejtësia mos bëj shohu por të merret me shkelsit e vërtetë të ligjit nëse drejtësia është e barabartë për këdo që shkel ligjin.

    Përgjigju
  • Bidon fare: 10/11/2020 23:41

    Merrni mbrapsht nenshtetsin

    Përgjigju
  • Berat: 10/11/2020 21:17

    Pse mos te denohet me 100 ore pun ky gaxubi zi kur skemi shtet te denohej Plakushi mere (Meta)me 100 ore pun ky jevgu dehet te ndalohet per 5 vjet te hyje ne Shqipri per fallsifikim siç e ka cdo vend i botes. Po shqipria sbehet me me vjen keq qe e them

    Përgjigju
  • Erisi: 10/11/2020 20:15

    Po nenshtetsia i esht hequr ktij mut?

    Përgjigju
  • shtetas: 10/11/2020 19:07

    pse nuk i hiqet shtetesia ketij si shkeles i ligjit? dhe nje deportim ... dhe ja ! po nuk luajti ky futboll ketu ne shqiperi obobo si do te bejme...

    Përgjigju
  • mali i tomorrit: 10/11/2020 19:04

    Shum thjesht, iliri ka mar kafen nga kf tirana per ti dhen kti zezaki shtetsin shqiptare per interesin e nje ndeshje. imaghinoni cfar orxhe do bente ilir nese do vinte ne pushtet.

    Përgjigju
  • AltinTop: 10/11/2020 16:07

    Imagjino cfar denimi e pret Presidentin...kur ky denohet me 100 ore pune...

    Përgjigju
    • Makarona: 11/11/2020 10:40

      Jam i sigurt mbi 200 or pun

  • Tirona: 10/11/2020 13:10

    Kta avokatet jane gjakpiresa duan ti vjelin klientet e tyre duke i derguar ne te gjitha shkallet e gjykimit, O avokat leshi, Cobina eshte fajtor dhe eshte denuar pak, lere ta bej ate 100 oresin e punes se mire i ben, Gjykara e Apelit jo vetem qe nuk ja fal ate 100 oreshin por mund ta denoje me teper dhe Ti o avokat e mbush me teper xhepin tend . Cobina mos degjo avokatin se avokati pare qyl do, shko puno 100 ore duke pastro lulishtet nga mbeturinat dhe mbylle kete muhabet me drejtesine.

    Përgjigju
  • drejtesi: 10/11/2020 12:51

    Cfare denimi qesharak. Po Meten me sa ore pune do e denoni???

    Përgjigju
    • Ilir: 10/11/2020 15:01

      Meta nuk denohet do ti japim decorat. Po ben plotesimin e atyre qe kane lene shqiperine

  • Akrepi: 10/11/2020 12:31

    Nese , shtetet e Evropes do te mernin parasysh lejet e fallcifikuara tonat , -te shqipetareve , sipas ligjes , - do te na kishin kalbur ne burgje , akoma atje do te ishim . Ejani more ne vete ! Denoni nje njeri , te cilin e kini marre , per interesat tuaj te futbollit , dhe sot , pa prit pa pandehur u kujtuat te zbatoni ligjen !.

    Përgjigju
    • alo alo: 10/11/2020 13:31

      Po cfare ti bejme o Akrep ? Apo ta bejme nje sy qorr thua ti e mos te denohet fare ? Apo mos do qe te veprojme sic veprojne europianet me ne e ta kthejme perseri ne Gane dhe mos ta lejojme te shkel ne token shqiptare per 3-5 vite ? Jep nje zgjidhje !

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?