Helikopteri i dërguar nga Ministria e Mbrojtjes

 U bllokuan në Valbonë, Ministria e Mbrojtjes: Evakuohen me helikopter 4 alpinistët, njëri prej tyre me frakturë

26 Qershor 2022, 19:59| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 20:27

  • Share

4 alpinistët e bllokuar në qafën e Valbonës janë evakuuar me helikopter. Lajmin  e bën të ditur ministrja e mbrojtjes ku sqaron se është dërguar helikopteri tip EC 135.

‘Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur. Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.’- thotë ministrja e mbrojtjes.


Lajmi kryesor:

Evakuohen me helikopter 4 alpinistët e bllokuar pranë qafës së Valbonës! Dy të dëmtuar, transportohen drejt Traumës në Tiranë


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?