Evakuohen me helikopter 4 alpinistët e bllokuar pranë qafës së Valbonës! Dy të dëmtuar, transportohen drejt Traumës në Tiranë

26 Qershor 2022, 18:57| Përditesimi: 26 Qershor 2022, 21:43

  • Share

TROPOJË- Një aventurë në Valbonë i ka kushtuar rëndë 4 alpinistëve të cilët janë bllokuar në majën e Brizës, por pas njoftimit u evakuuan me helikopter. Për shkak të terrenit të vështirë me maja të thepisura, ata po eksploronin zonën por u bllokuan. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka thyer këmbën në pamundësi për të lëvizur sëbashku me një person tjetër  i cili ka mbetur i dëmtuar. Dy të lënduarit janë transportuar drejt Traumës në Tiranë ndërsa 2 të tjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. 

Kështu kërkuan ndihmë dhe ministria e Mbrojtjes bën me dije se helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur. Njëri prej alpinistëve që pësoi frakturë po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.

Ndërkaq, duke marrë parasysh edhe terrenin malor e të vështirë, i vetmi që mund të mundësonte shpëtimin e tyre ishte helikopteri pasi rruga nuk mund të përshkohej nga automjetet. 

Kujtojmë se një ngjarje e ngjashme ka ndodhur 2 muaj më parë ku një shtetas polak ra nga në kanionet e Gjipesë.

Ai u transportua me barelë nga forcat e policisë së Vlorës dhe u dërgua në spital për kurim të mëtejshëm. Në ndihmë të shtetasit Polak dhe për nxjerrjen e tij nga kanioni shkuan edhe alpinistë të ardhur nga Vlora, po ashtu dhe infermierë.

Turisti polak mbeti i bllokuar për 24 orë pasi kishte ngecur në 50 metra thellësi.

Ora 20:21
VIDEO/ Shpëtohen 4 alpinistët e bllokuar në qafën e Valbonës, mbërrin helikopteri

 

Ka mbërritur helikopteri I dërguar nga Ministria e Mbrojtjes për të shpëtuar 4 alpinistët e bllokuar në qafën e Valbonës.

Ora 19:59
 U bllokuan në Valbonë, Ministria e Mbrojtjes: Evakuohen me helikopter 4 alpinistët, njëri prej tyre me frakturë

4 alpinistët e bllokuar në qafën e Valbonës janë evakuuar me helikopter. Lajmin  e bën të ditur ministrja e mbrojtjes ku sqaron se është dërguar helikopteri tip EC 135.

‘Pas njoftimit të marrë, helikopteri tip EC 135 ka evakuuar nga maja e Zhaporres në zonën e Valbonës, në 2328 metra lartësi 4 alpinistët që ishin bllokuar në terrenin e thepisur. Një prej alpinistëve ka një frakturë dhe po dërgohet për të marrë ndihmën shëndetësore.’- thotë ministrja e mbrojtjes.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jrhrh: 26/06/2022 22:25

    Ju lumte puna shum te shpejt reapect for BIG ALBANIA QASHTU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?