Albi Bashalliu, i vrarë në dhjetor 2021

U bë bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani tregon kush e vrau Albi Bashaliun në Peqin! U qëllua nga autorë me kapele e maskë COVID-i

28 Shtator 2023, 00:09| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 00:21

  • Share

1695852761_albibashalliu.jpg

Ne foto: Albi Bashalliu, vrarë në dhjetor 2021

Report Tv mëson se dëshmia e Artan Tafanit, anëtar i grupit të Laert Haxhiut i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut të ndodhur më 27 dhjetor 2021.

35 vjeçari u vra në një nga lokalet në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe ku banonte. Mësohet se viktima para se të qëllohej për vdekje ishte thirrur në emër nga autorët, informon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com, Sokol Dema. Albi ishte vëllai i Leonard Bashaliut, cili në qershor të 2021 vrau Ylber Xhahysën për një konflikt që kishte ndodhur 5 vite më parë pasi viktima i kishte gërvishur makinën.

Kur kishin kaluar gjashtë muaj Albi Bashaliu u ekzekutua pikërisht në vendin ku i vëllai kishte vrarë Xhahysën. Pak metra më tutje policia gjeti dhe makinën e djegur të autorëve.

Si ndodhi vrasja e 27 dhjetorit 2021
Atëherë Report Tv mësoi se Albi Bashaliu kishte dalë në lagje për të konsumuar mëngjesin dhe më pas është thirrur nga një person për të dalë jashtë dhe aty është qëlluar disa herë me pistoletë duke humbur jetën. Dyshimet ishin se autorët ishin 2 të cilët pasi kanë vrarë 32-vjeçarin i kanë vënë flakën automjetit të tyre, që ndodhej i parkuar pranë lokalit. Më pas janë larguar nga vendngjarja me makinën e viktimës. Autorët kanë qenë me maskë e kapele. 

Ndërkohë në nëntor të 2022 Leonard Bashaliu u dënua me 18 vite burg nga Gjykata e Elbasanit për vrasjen e Ylber Xhahysës.


Lajmi kryesor:

Grabiti 30 mijë euro në Astir, arrestohet anëtari i grupit të Laert Haxhiut! Bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, zbardh 20 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasje! Firmosen 15 urdhër-arreste


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?