Grabiti 30 mijë euro në Astir, arrestohet anëtari i grupit të Laert Haxhiut! Bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, zbardh 20 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasje! Firmosen 15 urdhër-arreste

27 Shtator 2023, 22:12| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 01:13

  • Share

LUSHNJË- Tre muaj pasi grabiti 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, Artan Tafani ka rënë në prangat e policisë. Burime të Report TV bëjnë me dije se 39 vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer 20 ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje. Dy prej vrasjeve të zbardhura mësohet se kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

Kjo ka nxitur dhe vijimin e një operacioni arrestimesh i nisur prej mesditës së të mërkurës, 27 shtator 2023, d0he i shtrirë në disa qytete të vendit. Shqiptarja.com mëson se deri tani janë firmosur 15 urdhërarreste me vendim gjykate, nga të cilat janë ekzekutuar 5 prej tyre.

Arrestimi i Artan Tafanit u mbajt sekret
Që prej identifikimit policia ka pasur dyshime të përfshirjes së Tafanit në aktivitet të theksuar kriminal, pjesë e një grupi me bazë në disa qytete. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 39 vjeçari eshtë mbajtur në vëzhgim për disa kohë dhe më pas është ndërhyrë për arrstim në Lushnje. Por, kapja e tij është mbajtur sekret për shkak të hetimeve por dhe rrëfimeve që po bënte për ngjarjet kriminale. Këtë të mërkurë, 27 shtator 2023, i është komunikuar masë në Tiranë dhe në vijim pritet t'i komunikohen brenda vendit edhe 2 masa të tjera.

Firmosen 15 urdhërarreste, qytetet ku ndodhën arrestimet

Ndërkohë prej mesditës së sotme një operacion i gjerë policor ka nisur në disa qytete të vendit për ekzekutimin e 15 urdhërarresteve të firmosura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë. Në mesin e të arrestuarve është edhe një vajzë në Lushnjë, 2 të tjerë janë arrestuar në Tepelenë dhe 2 në Pogradec.

Zbardhen 20 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasjeve

Report Tv mëson gjithsej nga dëshmia e Artan Tafanit, anëtar i grupit të Laert Haxhiut i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë janë rreth 20 ngjarje kriminale, mes tyre 6 vrasje që mendohet se janë zbardhur. Bëhet fjalë edhe për ngjarje të rënda kriminale si shpërthime me tritol, tentativë vrasje dhe gjobvënie. Report Tv mëson se Tafani ka rrëfyer këto ngjarje kriminale, ndërsa në mesin e personave që ka përmendur si autorë vrasjesh janë edhe emra të njohur të botës së krimit. Mes tyre mësohet se ka përmendur edhe emrin e Laert Haxhiut, i cili ndodhet i arrestuar në Greqi dhe kjo e fundit nuk ka pranuar ekstradimin

Zbardhet vrasja e Albi Bashaliut

Report Tv mëson se dëshmia e Artan Tafanit, anëtar i grupit të Laert Haxhiut i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë ka zbardhur dhe vrasjen e Albi Bashaliut të ndodhur më 27 dhjetor 2021.Atëherë 35 vjeçari u vra në një nga lokalet në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe ku banonte. Mësohet se viktima para se të qëllohej për vdekje ishte thirrur në emër nga autorët, informon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com, Sokol Dema. Albi ishte vëllai i Leonard Bashaliut, cili në qershor të 2021 vrau Ylber Xhahysën për një konflikt që kishte ndodhur 5 vite më parë pasi viktima i kishte gërvishur makinën.

Laert Haxhiu i cili drejton grupin ku ishte dhe Artan Tafani kërkohet nga autoritetet shqiptare jo për pak, por për 3 ngjarje kriminale tashmë të dokumentuara. E para është për kryerjen e një dënimi të dhënë në vitin 2017 për “vrasje në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Po ashtu, prokuroria shqiptare e kërkon Laert Haxhiun edhe për vrasjen e 2017-ës të së ashtuquajturës “Masakra e Lushnjës” ku mbetën të vrarë gabimisht Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Në këtë ngjarje, Laert Haxhiu dhe bashkëpunëtorët e tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili tentuan të eliminojnë nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin, por shënjestra mundi t’u shpëtoj plumbave të kallashnikovëve. Për këtë ngjarje, të dënuar më burgim të përjetshëm janë të dy, si Anterio Kaloshi ashtu edhe Orgest Bilbili.

Ora 00:09
U bë bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani tregon kush e vrau Albi Bashaliun në Peqin! U qëllua nga autorë me kapele e maskë COVID-i

1695852761_albibashalliu.jpg

Ne foto: Albi Bashalliu, vrarë në dhjetor 2021

Report Tv mëson se dëshmia e Artan Tafanit, anëtar i grupit të Laert Haxhiut i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë ka zbardhur vrasjen e Albi Bashaliut të ndodhur më 27 dhjetor 2021.

35 vjeçari u vra në një nga lokalet në fshatin Gjoçaj të Peqinit dhe ku banonte. Mësohet se viktima para se të qëllohej për vdekje ishte thirrur në emër nga autorët, informon gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com, Sokol Dema. Albi ishte vëllai i Leonard Bashaliut, cili në qershor të 2021 vrau Ylber Xhahysën për një konflikt që kishte ndodhur 5 vite më parë pasi viktima i kishte gërvishur makinën.

Kur kishin kaluar gjashtë muaj Albi Bashaliu u ekzekutua pikërisht në vendin ku i vëllai kishte vrarë Xhahysën. Pak metra më tutje policia gjeti dhe makinën e djegur të autorëve.

Si ndodhi vrasja e 27 dhjetorit 2021
Atëherë Report Tv mësoi se Albi Bashaliu kishte dalë në lagje për të konsumuar mëngjesin dhe më pas është thirrur nga një person për të dalë jashtë dhe aty është qëlluar disa herë me pistoletë duke humbur jetën. Dyshimet ishin se autorët ishin 2 të cilët pasi kanë vrarë 32-vjeçarin i kanë vënë flakën automjetit të tyre, që ndodhej i parkuar pranë lokalit. Më pas janë larguar nga vendngjarja me makinën e viktimës. Autorët kanë qenë me maskë e kapele. 

Ndërkohë në nëntor të 2022 Leonard Bashaliu u dënua me 18 vite burg nga Gjykata e Elbasanit për vrasjen e Ylber Xhahysës.

Ora 22:50
Zbërtheu grupin e vrasësve me pagesë, kush është i penduari i drejtësisë Artan Tafani, pjesë e bandës së 'killerit' Laert Haxhiu

1695848465_1687938425artanmariustafani.jpg

Është arrestuar nga Policia e Lushnjes Artan Tafani, i cili ishte shpallur në kërkim për grabitjen e një exchange në zonën e Astirit në Tiranë. Pas arrestimit, Tafani është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, duke dhënë informacione mbi ngjarje të ndryshme kriminale, dhe për pasojë janë zbardhur 6 vrasje, 2 në Greqi, në Tiranë, Elbasan dhe Berat. Krahasj vjedhjes në Unazë të Re, nën kërcënimin e armës, Tafani është dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale,. 

Grabitja e 2015-ës: Më 13 gusht 2015, do të njoftohej arrestimi i një të riu të të shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e Western Union në Lushnje. Policia në atë kohë theksoi se arrestimi i 31-vjeçarit në atë kohë Artan Tafani, me banim në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjes, ishte bërë një ditë më parë, pra më 12 gusht 2015.

Ai ishte anëtar i grupit të Laert Haxhiut dhe ndër emrat që ai ka përmendur para hetuesve për vrasjet që janë zbardhur është edhe emri i Haxhiut. Laert Haxhiu akuzohet për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ndërsa disa anëtarë në vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e dy të tjerëve, janë hetuar e dënuar. Të vrarë mbetën Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu, por shpëtoi shënjestra e tyre që ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjës. Laert Haxhiu dyshohet edhe për vrasjen e Besmir Hidës në 2019-ën, baba I dy fëmijëve, që u ekzekutua teksa pinte kafe në një lokal në qendër të Lushnjes.  Haxhia është dënuar me 18 vjet burg nga Gjykata e Lushnjës për masakrën e 11 shtatorit 2017. Autor i masakrës së Lushnjës, është arrestuar në Greqi dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë. 

Ora 22:46
Artan Tafani zbardhi 6 vrasje, 5 të arrestuar në gjithë vendin, mes tyre një vjazë në Lushnjë

Autori i grabitjes së 30 mijë eurove në Astir, Artan Tafani ka rënë në pranga, ndërsa ai është bërë i penduar i drejtësisë dhe ka zbardhur 6 vrasje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë lëshuar 15 urdhër-arreste dhe deri më tani janë ekzekutuar 5 prej tyre. Mes të arrestuarve është edhe një vajzë në Lushnjë, 2 të tjerë janë arrestuar në Tepelenë dhe 2 në Pogradec.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mark: 28/09/2023 04:44

    duhet te rikthehet denimi me vdekje....nuk zgjidhet asgje keahtu....

    Përgjigju
  • Alalm: 28/09/2023 00:01

    Shume mire qe e nxorret. Keshtu nuk po i sherbeni fare krimineleve.

    Përgjigju
  • Dash Labi: 27/09/2023 23:48

    Financuesi i Laertit mbetet Saimir Taullau.Dash Labi.Jul Sula. Nje detaj Detar Hysi eshte dhe avokat i Saimirit dhe i Laertit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?