Tragjedia në Nepal/Thellohet bilanci, 64 viktima nga rrëzimi i avionit, autoritetet vijojnë kërkimet për 8 pasagjerët e fundit

15 Janar 2023, 12:55| Përditesimi: 15 Janar 2023, 12:56

  • Share

1673783750_23011505055302pokharaplanecrash011523.jpg

Është thelluar bilanci i tragjedisë pas rrëzimit të avionit me 72 persona në bord pranë një aeroporti në Nepal.

Sipas CNN, deri më tani është konfirmuar se kanë humbur jetën 64 persona. Në momentin e ngjarjes në avion ndodheshin 72 persona me të cilëve 4 anëtarë të ekuipazhit dhe 68 pasagjerë.

Po punohet ende për të gjetur edhe 8 pasagjerët e fundit, ndërkohë që shpresat që ata të jenë gjallë po shuhen.

Në mesin e viktimave është edhe një foshnje, sipas autoritetit civil të Nepalit.


Lajmi kryesor:

Nepal/ Avioni me 72 persona në bord rrëzohet gjatë uljes, vdesin 68 udhëtarë! VIDEO nga momenti i ‘rrotullimit të çuditshëm’ pak para shpërthimit


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?