Topi: Komisioni parlamentar i ngritur nga qeveria e Berishës për ’21 janarin’ për turp! Nuk pati asnjë raport përfundimtar

12 Mars, 21:31| Përditesimi: 12 Mars, 22:59

  • Share

 

Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga e cilësoi komisionin hetimor të ngritur nga qeveria e Berishës për '21 janarin', si një ‘turp’.

Topi i cili asokohe u akuzua nga Berisha si pjesë e ‘grushtit të shtetit’ ndaj qeverisë, tha se është i vetmi komision hetimor për të cilin nuk është dalë me asnjë raport përfundimtar dhe ende qëndron në arkivën e Kuvendit.

“Unë besoj se ngritja e komisionit hetimor parlamentar, për turpin e tyre! Një komision që është i vetmi në historinë e parlamentit shqiptar që nuk e ka mbyllur punën e tij, nuk është dorëzuar raport. Ai ende qëndron në arkivën e parlamentit të Shqipërisë. Çudia e madhe, nga 2013-ta që ndodhi rotacioni deri në 2024-ën, asnjëherë nuk është rimarrë debati politik për çështjen e 21 janarit”- tha Topi.


Lajmi kryesor:

SPAK merr në dorë ’21 janarin’, ish-presidenti Topi: Duhet hetim i thelluar edhe për pengesën që Berisha i bëri prokurorisë


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?