SPAK merr në dorë ’21 janarin’, ish-presidenti Topi: Duhet hetim i thelluar edhe për pengesën që Berisha i bëri prokurorisë

12 Mars, 21:15| Përditesimi: 13 Mars, 07:24

  • Share

Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv e cilësoi si ‘korrekt’ vendimin e marrë sot nga Gjykata e Lartë që urdhëron SPAK-un të hetojë 21 janarin e vitit 2011 ku u vranë 4 protestues para kryeministrisë së drejtuar nga Sali Berisha.

Topi tha se SPAK duhet të hellohet edhe më shumë në hetime, duke marrë nën hetim situatën e krijuar para ngjarjes, vrasjen e protestuesve dhe plagosjen e të tjerëve dhe në fund veprimet që u bënë nga qeveria e kohës për të penguar prokurorinë.

“Një çështje kaq e rëndësishme si 21 janari ka nevojë të thellohet në hetim. Pa dashur të ndikoj sadopak edhe në këtë pozicion që jam. Duke u kthyer te 21 janari mendoj se ajo ngjarje aq e rëndë ka nevojë të hetohet dhe gjykohet në 360 gradë. Do të thotë jo thjesht në hallkën fundore por duket parë që në fillesat me situatën që i parapriu, 21 janarin dhe situata pas 21 janarit. Nuk bëhet fjalë vetëm për harkun kohor të disa orëve ku u zhvillua demonstrata dhe ku u vranë disa njerëz.

Kush ishin organizatorët, pse u përshkallëzua në dhunë, pse u tërhoqën ata të cilët e organizuan dhe pastaj pjesa tjetër e të gjithë atyre që urdhëruan vrasjen apo më mirë të themi urdhëruan gjuajtjen me armë tek njerëzit sepse nuk ishin thjesht ata që u vranë por edhe shumë të plagosur. Për të ardhur pastaj tek goditja tepër e rëndë e institucionit të shtetit, tek pengimi që i është bërë prokurorisë për të marrë provat. Për atë pengesë që iu bë prokurorisë për të mos marrë në pyetje zinxhirin komandues të gardës”- u shpreh ish-presidenti.

Ai foli edhe për një diskutim që ka patur me Lulzim Bashës për ngjarjen e rëndë, por pa zbuluar detaje. Topi theksoi se asokohe pati një mbulesë të qartë politike nga ana e qeverisë së Berishës.

“Unë do e lë në interpretim të përgjithshëm sepse kjo çështje do hetohet. Gjithçka që është shkruar, është shkruar më shumë kujdes dhe nuk mund të futem në detaje. Diskutuam për situatën. Situata ishte jashtëzakonisht e rëndë. Thirrjes së prokurores së përgjithshme që krerët e zinxhirit komandues të Gardës të merreshin në pyetje e të dëshmonin dhe kësaj nuk iu përgjigjën. Në atë kohë ka pasur një mbulesë politike nga kryeministri”- u shpreh Topi.

Ora 21:31
Topi: Komisioni parlamentar i ngritur nga qeveria e Berishës për ’21 janarin’ për turp! Nuk pati asnjë raport përfundimtar

 

Ish-presidenti Bamir Topi në një intervistë për ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga e cilësoi komisionin hetimor të ngritur nga qeveria e Berishës për '21 janarin', si një ‘turp’.

Topi i cili asokohe u akuzua nga Berisha si pjesë e ‘grushtit të shtetit’ ndaj qeverisë, tha se është i vetmi komision hetimor për të cilin nuk është dalë me asnjë raport përfundimtar dhe ende qëndron në arkivën e Kuvendit.

“Unë besoj se ngritja e komisionit hetimor parlamentar, për turpin e tyre! Një komision që është i vetmi në historinë e parlamentit shqiptar që nuk e ka mbyllur punën e tij, nuk është dorëzuar raport. Ai ende qëndron në arkivën e parlamentit të Shqipërisë. Çudia e madhe, nga 2013-ta që ndodhi rotacioni deri në 2024-ën, asnjëherë nuk është rimarrë debati politik për çështjen e 21 janarit”- tha Topi.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?