Aksident me vdekje në Divjakë, mjeti del nga rruga, ndërron jetë nëna e shoferes (VIDEO)

3 Janar 2023, 17:38| Përditesimi: 3 Janar 2023, 20:07

  • Share

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Divjakë, në aksin rrugor "3 urat-Çermë".

Sipas policisë shtetasja Burbuqe Alcani, duke drejtuar automjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja Hasime Alcani, mamaja e shoferes.

Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

‘Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "3 urat-Çermë", shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Dy aksidente me vdekje në Divjakë! Makina përplaset me shtyllën në Gradisht, ndërron jetë 27-vjeçari! Në Çermë mjeti del nga rruga, vdes pasagjerja! 5 të plagosur në spital (VIDEO)


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?