Dy aksidente me vdekje në Divjakë! Makina përplaset me shtyllën në Gradisht, ndërron jetë 27-vjeçari! Në Çermë mjeti del nga rruga, vdes pasagjerja! 5 të plagosur në spital (VIDEO)

3 Janar 2023, 17:15| Përditesimi: 3 Janar 2023, 22:59

  • Share

LUSHNJË- Dy aksidente me pasojë vdekjen kanë ndodhur në Divjakë në harkun kohor të një ore. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin Gradishte-Spolat në Divjakës me pasojë vdekjen e një të riu, ndërsa 4 të rinjtë e tjerë shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, që ishin në makinë, kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Lushnjë.

Të rinjtë udhëtonin me mjetin tip ‘Benz’ dhe drejtuesi i mjetit Leonard Dushku, 26-vjeç ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me betonin e një ure. Aksidenti ka qenë shumë i fortë, ndërsa ka deformuar mjetin si një grumbull hekurishtesh. Sipas policisë shpejtësia e madhe dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit kanë qenë shkak për vdekjen e drejtuesit dhe plagosjen e 4 të rinjve.

Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor "3 urat-Çermë". Sipas policisë shtetasja Burbuqe Alcani, duke drejtuar automjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja Hasime Alcani, mamaja e shoferes. Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

Ora 17:38
Aksident me vdekje në Divjakë, mjeti del nga rruga, ndërron jetë nëna e shoferes (VIDEO)

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Divjakë, në aksin rrugor "3 urat-Çermë".

Sipas policisë shtetasja Burbuqe Alcani, duke drejtuar automjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja Hasime Alcani, mamaja e shoferes.

Kjo e fundit ka mbetur e plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore në spital.

‘Rreth orës 17:00, në aksin rrugor "3 urat-Çermë", shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip "Opel" ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?