Tiranë/ Vajza 3-vjeçare thyen këmbën në kopshtin privat dhe u dhunua! Nisin hetimet, shoqërohet edukatorja! Pezullohen 3 efektivë! Zbardhet dëshmia

7 Nëntor 2023, 12:02| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 06:55

  • Share

TIRANE- Majlinda Dehima është edukatorja që punon në kopshtin privat “Stinët” në zonën e Ali Demit. Në këtë kopsht, dyshohet se një vajze 3-vjeçare iu thye këmba në rrethana ende të paqarta.

Prindërit e fëmijës thonë se u njoftuan për episodin e rëndë nga një telefonatë nga kopshti, rreth orës 15:00 shumë pasi e mitura ishte transportuar në pediatri, më 1 nëntor. Nga kopshti i thanë se vajzën e kishte pickuar diçka dhe këmba i ishte fryrë. Duke parë gjendjen e vajzës, mjekët sugjeruan ta çojnë në spitalin e Traumës, ku nga grafia rezultoi se thyerje në pjesën e kofshës.

Nga disa momente të kamerave të sigurisë së kopshtit, të datës 1 nëntor, prindërit dyshojnë që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit, pasi aty është episodi i parë që edukatorja shfaqet e shqetësuar në mesin e fëmijëve në dhomën e vizatimeve.

Vajza 3-vjeçare hyn pas pak në dhomë dhe shihet se e shoqëron sanitarja e kopshtit. Duke parë lëvizjet e vajzës së vogël, kuptohet që ajo ka dhimbje, dhe çfarëdo t’i ketë ndodhur, dyshohet të jetë shënuar para se të hynte në dhomën e vizatimit. Në një moment të videos shihet e vogla teksa ankohet për këmbën dhe edukatorja që e godet me shpulla dhe e tërheq me forcë duke e ulur në karrige.

Rasti është hetuar fillimisht nga komisariati numër 1, që pas veprimeve procedurale e kanë referuar çështjen në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “keqtrajtim të të miturve”.

Edukatorja Majlinda Dehima, në polici ka deklaruar se e ka goditur vajzën 3-vjeçare, me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim, teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë. Edukatorja ka thënë se e ka kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën dhe pretendon se mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira. Majlinda Dehima gjithashtu është shprehur se ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.

Pas historisë së dhimbshme dhe të mistershme, Ministria e Arsimit reagoi duke zbuluar një fakt edhe më të rëndë, se kopshti “Stinët” është i pa licencuar, pra e ushtron veprimtarinë e tij në paligjshmëri. Vetëm pas denoncimit të prindërve dhe bërjes së rastit publik, kopshti është mbyllur. 

Ndërkohë disa qytetarë kanë protestuar ditën e sotme para ambientit të kopshtit 'Stinët'. 

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, kryepolici Rrumbullaku pezulloi nga detyra zëvendës shefin e komisariatit 1, si dhe shefin e krimeve bashkë me një specialist, pasi nuk kanë këqyrur kamerat e sigurisë të kopshtit ku dyshohet se një fëmijë theu këmbën. Policia thotë se pamjet e 1 nëntorit, u këqyrën vetëm pas transmetimit të rastit në media, më 6 nëntor.

1699363677_finalprojekt.00564017.Still085.jpg

Edukatorja Majlinda Dehima

Ekstrakti i biznesit të pronares së kopshtit 'Stinët', Entela Danushi

Ora 17:57
Zbardhet dëshmia e edukatores: E godita të bindej për të marrë pjesë në mësim! Këmbën mund ta ketë dëmtuar te krevati

1699362626_page.jpg

Edukatorja Majlinda Dehima, e cila është nën hetim si e dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Keqtrajtimi i të miturve’, në polici ka deklaruar se e ka goditur vajzën 3-vjeçare, me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim, teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë.

Mësohet se ajo ka pretenduar se e ka dërguar vajzën për të fjetur gjumë dhe më pas e vogla nuk ka pasur shqetësime. Sipas saj, 3-vjeçarja ka fjetur për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur është zgjuar, i ka shprehur shqetësime se ndjente dhimbje.

Edukatorja thotë se e ka kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën dhe pretendon se mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira. Majlinda Dehima gjithashtu është shprehur se ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.

 

Ora 17:37
Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin privat, pezullohet nga detyra zv/shefi i komisariatit nr.1 në Tiranë dhe 2 nënkomisarë

1698825523_policiaetiranes.jpg

Tre punonjës policie janë pezulluar nga detyra pasi një fëmijë 3 vjeçar thyeu këmbën në një kopësht privat në Tiranë.

Konkretisht janë pezulluar nga detyra konkretisht Komisar R. D., me detyrë zv/shef i Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë; Nënkomisar Y. Ç., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1; Nënkomisar E. B., me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1. 

Sipas policisë efektivët nuk kanë këqyrur pamjet filmike të kamerave të ambienteve të kopshtit. Policia thekson se këqyrja e pamjeve filmike të kopshtit është bërë pas transmetimit të rastit në media.

‘Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur nëpërmjet pamjeve filmike të transmetuara mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “STOP”, për ngjarjen e ndodhur në një kopsht privat, rast për të cilin familjarët e fëmijës së dëmtuar akuzojnë strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, se nuk kanë kryer veprimet e duhura ligjore, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit administrativ, me qëllim verifikimin e procedurave standarde të kryera nga punonjësit e Policisë.  

Nga verifikimet paraprake të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka rezultuar se strukturat hetimore kanë kryer veprime procedurale dhe materialet i kanë referuar në Prokurori për vlerësim brenda afatit që përcakton ligji, por është konstatuar se veprimet nuk janë kryer të plota pasi nuk ishte bërë këqyrja e pamjeve filmike të kamerave që ndodhen në ambientet e kopshtit.

Këqyrja e pamjeve filmike të regjistruara nga kamerat e kopshtit është bërë pas transmetimit të rastit, në emisionin investigativ  “STOP”, dhe materialet shtesë janë dërguar në Prokurori, më datë 06.11.2023. 

Njëkohësisht ka nisur procedimi në gjendje të lirë, pas konsultimit me prokurorin, për shtetasen M. D., me detyrë kujdestare në këtë kopsht, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturve”.   

Në përfundim të verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, parashikuar nga neni 209 i Rregullores së Policisë së Shtetit “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të Policisë” dhe u bë pezullimi nga detyra, për punonjësit e Policisë:   

Komisar R. D., me detyrë zv/shef i Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë;

Nënkomisar Y. Ç., me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1; 

Nënkomisar E. B., me detyrë specialist në Seksionin për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Nr.1. 

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit falënderon stafin e emisionit investigativ “STOP” për bashkëpunimin dhe për denoncimin e rasteve të paligjshmërisë. Policia e Shtetit fton mediat dhe qytetarët që të denoncojnë rastet e abuzimit të punonjësve të Policisë me detyrën, duke iu garantuar reagim të ashpër ndaj tyre, sepse për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme është shumë i rëndësishëm procesi i vetëpastrimit nga radhët e Policisë, i punonjësve që abuzojnë me detyrën dhe me ligjin.’- njofton policia.

Ora 14:07
U mbyll nga ministria e Arsimit për mungesë license, ky është kopshti 'Stinët' ku 3 vjeçarja u dhunua nga edukatorja

 

Report Tv ka siguruar pamjet e kopshtit privat “Stinët” në Tiranë, ku ndodhi ngarja e rëndë e dhunimit të 3 vjeçares nga edukatorja Majlinda Dhima. Më herët në një reagim të bërë, ministria e Arsimit sqaroi se është mbyllur kopshti privat, pasi subjekti ishte pa licencë. 

Ora 13:48
Qëlloi me vizore 3 vjeçaren, shoqërohet në polici edukatorja e kopshtit në Tiranë

1699358660_majlindadehima.jpg

Edukatorja Majlinda Dhima në kopshtin ‘Stinët’ në Tiranë është shoqëruar në polici 6 ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ku shfaqej duke dhunuar një 3 vjeçare në kopësht, të cilën e ka goditur edhe me vizore. 

Dhima po hetohet nën akuzën e 'keqtrajtimit të të miturit". 

Ora 13:03
Dhunimi i 3-vjeçares, policia ka marrë kamerat e sigurisë në kopshtin ‘Stinët', në Tiranë

1699354872_stinet.jpg

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në një kopsht privat. Mësohet se policia është njoftuar në lidhje me ngjarjen n në orën 21:00 të datës 1 nëntor. Që atë natë kanë nisur veprimet për sqarimin e situatës, janë marrë deklarimet e prindërve të vajzës së mitur, të punonjësve të kopshtit dhe drejtuesve të saj. Burime pranë Komisariatit nr. 1 në Tiranë bëjnë me dije se janë tërhequr të plota të gjitha pamjet e kamerave të kopshtit për të hetuar rastin.

Përgjatë paradites rezulton se vajza 3-vjeçare ka lëvizur pa probleme dhe në dukje të parë nuk shfaq shqetësim të ketë dhimbje nga këmba.

Dyshimet e hetuesve janë se mund të jetë lënduar gjatë kohës që ka qenë në gjumë. E mitura është vendosur për të fjetur në krevat në orën 12:21 minuta të datës 1 nëntor dhe është zgjuar nga gjumi në orën 15:03 minuta. Pasi është zgjuar, në pamjet e kamerave ajo shfaqet e shqetësuar dhe me dhimbje.

Gjatë kohës që ajo ka qenë në krevat, sipas hetuesve, në rrotullim e sipër në gjumë, mund të jetë lënduar në hapësirat e krevatit. Referimi në Prokurorinë e Tiranës është bërë me akuzën “keqtrajtimi i të miturve”, për shkak se edukatorja shfaqet qartë në pamjet e kamerave se e qëllon vajzën me vizore.

Ora 12:53
Mbyllet kopshti privat 'stinët' në Tiranë, prindërit denoncuan se vajza e tyre u dhunua

1699358074_page.jpg

Pas historisë së dhimbshme dhe të mistershme të 3-vjeçares që theu këmbën teksa prindërit e kishin çuar në kopsht, Ministria e Arsimit reagoi duke zbuluar një fakt edhe më të rëndë, se kopshti “Stinët” është i pa licencuar, pra e ushtron veprimtarinë e tij në paligjshmëri. Vetëm pas denoncimit të prindërve dhe bërjes së rastit publik, kopshti është mbyllur.

Njoftimi 

MAS ka ngritur menjëherë Task-Forcën institucionale për verifikimin e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në shërbimet për fëmijët, në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe policinë e shtetit.

Ministria e Arsimit dënon me forcë veprimet e dhunshme ndaj fëmijëve dhe kërkon zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, për të marrë masa të menjëhershme dhe të rreptë ndaj përgjegjësve.

Pas transmetimit të ngjarjes së rëndë në emisionin “Stop” në Tv Klan, Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka kërkuar menjëherë Policisë së Shtetit dhe Policisë Bashkiake marrjen e masave për mbylljen e menjëherëshme të kopshtit “Stinët”, pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se kopshti është në paligjshmëri dhe ushtron aktivitetin i pa licensuar si institucion arsimor parauniversitar privat, në zbatim të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ligjit nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, Inspektoriatet, do të ngrenë Task-Forcën për kontrollin e plotë në territor për subjekte që ushtrojnë veprimtarinë në shërbimet parashkollore për fëmijë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që  institucionet arsimore, publike apo private, të ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për fëmijët, në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Dhuna ndaj fëmijëve është një shkelje e të drejtave themelore të tyre dhe nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë. Ministria e Arsimit do të jetë e vendosur në luftën kundër dhunës në ambientet arsimore për të siguruar që fëmijët tanë të rriten në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/11/2023 00:46

    Femijet jane ne pergjithesi mjaft aktive dhe jane prone te pesojne aksidente te tilla,por keqtrajtimi i femijes dhe shfaqesimet e cuditeshme e bejne kete rast te dyshimte. Cdo gje tjeter eshte deshtim i shtetit nga A te Z!!

    Përgjigju
  • Rrapi: 07/11/2023 20:39

    Tashi do fillojn kontrollet per liçensat e kopshteve tashi ju hapen syte autoriteteve se i kishin mbyll pa dashje nga lodhja

    Përgjigju
  • Andi: 07/11/2023 20:30

    Si ka mundësi qe e hetojnë ne gjendje te lire kete kriminele, rroftë shteti ynë i drejte dhe i pa korruptuar. Me i sakte eshte emisioni Stop dhe se komisariatet e policise.

    Përgjigju
  • Per engjellin: 07/11/2023 20:23

    QKB nuk ka lidhje me licencën o mik, QKB thjesht hap niptin jane inspektorate tjera pastaj qe vijnë dhe inspektojnë dhe ne baze te asaj qe inspektojnë e japin ose jo liçensen. Per rastin ne fjale nuk e kane bere inspektimin ose kane marre kafen nga pronaret e kopshtit.

    Përgjigju
  • Soso: 07/11/2023 18:58

    Policia shqiptare: organizata kriminale.me e rrezikshme shqiptare

    Përgjigju
  • engjelli: 07/11/2023 18:54

    Si mund te rregjistrohet ne QKB si person fizik pa licence nga Minstrija Arsimit ?????? raste te tilla ka dhe ne qytete te tjera ,te cilat kane 30 vjet qe punojne te qete.....duke cenuar vijushmerine e kopeshteve me licence

    Përgjigju
  • lek dukagjini: 07/11/2023 17:42

    per sa kohe nuk funksionon ligji ... duhet te jete funksional Kanuni i lek dukagjinit .

    Përgjigju
  • GOLI: 07/11/2023 17:01

    EDUKATORJA S'JA KA DALE QE KUJDESTARINE TA BEJE ME NDERGJEGJE......POR - FAJTORET KYÇ JANE PRINDERIT......SI JU LEJOI NDERGJEGJA QE ÇUPEN TA LËNË NË DORË TE HUAJ!!!!

    Përgjigju
  • Tino: 07/11/2023 16:10

    Edukatorja ushtron dhune dhe genjen, drejtoresha genjen dhe korrupton, opgj merr leket dhe ndryshon provat, shefi krimeve merr leket dhe mbyll syte, doktoret korruptohen dhe nuk raportojn ne polici ngjarjen, kpshti pa licenc fare ne mes te tiranes. Me pak fjal nuk funksionon asnje hallk ne kte vend. Cdo institucion eshte i korruptuar dhe shteti nuk shfaqet ne asnje forme para qytetarit. Mjere njerzit qe i bie halli ne kte vend te shkret.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 07/11/2023 16:04

    Ministria e Arsimit ,si pergjegjese e arsimit duhet te marre masa kundrejt Zyres Arsimore Tirane,qe ka lejuar te operoj nje institucion pa license.E njejta gje edhe per Zyren e Tatim taksave.Kopeshti nuk eshte dicka qe mund te fshihet ne xhep,eshte ne shesh ku prinderit cojne femije per te mesuar e edukuar.Dhunimi femijes (edhe pa e demtuar kemben)eshte akt shume i rende.Pergjesia e edukatores eshte e madhe dhe duhet ndeshkuar.Po ashtu edhe pronaret qe nuk kane ushtruar kontroll per punen ne kopesht.

    Përgjigju
  • Skandal: 07/11/2023 15:31

    Se pari burg te menjehershem per te gjithe inspektoret dhe pergjegjesit nga me i vogli te me i madhi qe kane lene kopshtin palicense ne mes te tiranes, se titullin e kane inspektore por bejne biznes vetem tu vjel pare dhe ja perfundimi. E sigurt qe kjo ngjarje sdo kish ndodh nqs organet e shtetit do fuksiononin dhe ky kopesht pa licens sdo egzistonte

    Përgjigju
  • Goni: 07/11/2023 15:17

    Kopesht i paliçensuar???!!!! Pa asnje dyshim te gjithe strukturat pergjegjese e kane ditur, dhe me e keqja eshte qe keto krime ndaj bebave kane ndodhur edhe here tjera por nuk kane nxjerre mesim as policia as bashkia. E ku ka krim me te rende sesa te demtosh apo keqtrajtosh femijet e pambrojtur. A kane femije vete keta barbare???

    Përgjigju
  • SOS: 07/11/2023 14:45

    Ku je o Sultani Edvin...o Megaloman Arrogant,ku i ke strukturat Shtetnore.. asgjë nuk ka përgjegjësi e frikë nga Askush në Atë Albanistanin e Propagandës...!

    Përgjigju
    • ervinua: 07/11/2023 15:08

      lere sulltanin se po mundohet te sjelli emigrantet e botes ne shqiperi nuk ka kohe te kujdeset se i thyhet kemba nje vogelushi ne kopsht... po te kishte qene djali i tij cfare do te kishte bere ai valle apo djali i erjon veliaj .... do te ishte djegur kopshti ne fjale. po ska gje se jane femijet e popullit te thjeshte ata nuk e rruan njeri

  • Banana Republic: 07/11/2023 14:32

    Kjo metodë Papërgjegjshmërie është kudo në Tiranë e Shqipëri...,Skandaloze!...

    Përgjigju
  • Muxhi: 07/11/2023 14:28

    Nuk arrij dot ta shoh videon pasi me ze koka nga dhimbja dhe mendimi cfare ka kaluar ai femije. Por kjo s'eshte asgje para cfare mund te fshihet neper ato cerdhe kopshte te ndertuara neper pallate pa kushte e kritere. Ketu fajin kryesor nuk e ka edukatorja por shteti qe puneson njerez me probleme mendore e te paafte per pune. E kuptoj qe te jesh mesues/edukator sot eshte shume e veshtire por te dhunosh verbalisht ose fizikisht nje femije eshte pertej cdo gjeje. Per perdhunues, vrases femijesh grash dhe dhunues femijesh duhet te kthehet denimi me vdekje/tredhje....Nuk di.....

    Përgjigju
  • LORA: 07/11/2023 14:27

    Jam e tronditur,qe dje qe e pashe tek "Fiksi". Per mua vec edukatores naziste jane pergjegjes te gjithe ata qe kane tentuar te mbulojne kete krim. Asnje meshire per keta kriminele. Uroj sherim te shpejte per shpirtin e vogel dhe rikuperim te plote te gjymtyreve te saj.Prinderve u shpreh solidaritet ne vendosmerine per ndeshkimin e fajtoreve.

    Përgjigju
  • Polic #: 07/11/2023 14:17

    Opgj e kanë kthyer në pazar çdo ngjarje që konstatojnë dhe këtë e di mirë si i miri ashtu edhe i keqi! Pronarët kanë pasur emisarin në spital i cili u ka ofruar para oficerëve për mos të marrë kallëzim dhe vetëm insistimi i prindërve i ka detyruar. Urgjent të shporren nga policia, më mirë djepin bosh se gjarprin brenda!

    Përgjigju
  • Elira: 07/11/2023 14:11

    Ne kete rrumpallen duhen mbushur bugjet me taboret e nepunesve qe e kane mendjen tek xhepi dhe jo tek puna. Nuk eshte e mundur te jhapet kpesht privat e mos e dine , inspektori i policise , tatimoret , te paret e pastaj me radhe dhe i fundit , OSHE dhe Ujesjellesi qe pret faturat ketij "subjketi " .Tani rreshtojini dhe sipas hirearkise edhe shternigimin e prangave .Keta jane te gjithe killera .Kurse atit OPGJ=se e Mjeko Ligjorit , çesin ne det .Keto hordhi HORRASH " heshtjeas" i kane vene "çmim" te cilen e ka paguar pronarja .Bejeni shembull kete fenomen te qelbur ne menyre qe te ngjallim nje shprese .

    Përgjigju
  • ne burgggggh: 07/11/2023 14:08

    po te futen ne burg kush ka shperdoruar detyren duke lene kete kopsht privat pa letra ne mes te tiranes, tatimet, inspektoriati punes, aku lesh presh te giithe qe i kane shkuar per kontroll dhe qe parimisht inkerkohet licenca para se te kryhet kontrollu ne burgggg se ndryshe nuk vend mend

    Përgjigju
  • Dritas: 07/11/2023 14:03

    Po cfare dmth kopesht pa licence, ku jeni ju, cfare kontrolloni, a ka te dhena ne kete shtet ku regjistrohen, ku mesojne femijet? Ku te pyesin prinderit me ke te flasin? A jane te regjistruar diku ku marrin rrogen keto edukatore? Kush mban pergjegjesi ne kete vend a ka mundesi ta dime?

    Përgjigju
  • Toni: 07/11/2023 13:55

    Shihet nga fotoja se ç’plehre eshte kjo barbare. Si ka mundesi Z. Erion Veliaj qe nje kopsht privat pa liçence mu ne zemer te Tiranes s’ ka arritur ne veshin tuaj apo të Policeve bashkiake? Apo jane te nxene me plakat qe shesin presh e kumbulla pa licence? Turp për bashkine e Tiranes!

    Përgjigju
  • Arben: 07/11/2023 13:52

    Po kush e ka lënë këtë kopsht pa licencë në mes të Tiranës?! Mos e lash unë apo ti? Të futen brenda arrestohen të gjithë ata inspektor që kanë për detyrë të bënin verifiket.

    Përgjigju
  • Esma: 07/11/2023 13:19

    Kancer ne trup tu beft moj psikopate e pashpirt. Te femija jot dalte ishalla

    Përgjigju
    • Esma: 07/11/2023 22:27

      Po te jete shkaktare me dashje duhet ta provoj dhe ajo dhimbjen e prindit te vajzes!

    • Per Esmen:: 07/11/2023 15:27

      Esma, ky eshte me te vertete nje rast i tmershem, nuk e di cdo beja po te ishte femija im, por jo ti urosh tjetrit te femija jot. Me verte edukatorje qenka super psikopate po cfare faji ka femija i saj. Edukatorja do tja cash mishin nga pak e ti hudhesh uthull me kripe.

  • odiooo: 07/11/2023 13:17

    Po mire more te flliqur si ka mundesi qe ne mes te tiranes mbin si kerpudha keto kopshte e shkolla pa licence ?! C'mutin beni ju o funderrina, apo merni rrogen dhe vidhni njerezit!

    Përgjigju
  • alfonss spiun: 07/11/2023 12:47

    arrestoni kete opegjene ca eshte ky

    Përgjigju
    • Ago: 07/11/2023 21:14

      Hajde arrestoje ti meqe nga emri qenke spiun,apo po i bien byces ne ndonje cep andej nga permeti.

  • Mami: 07/11/2023 12:43

    O zemra e vogel, duke e pare videon e duke qare, si ka mundur te rrije me kembe te thyer deri sa e kane marre prinderit. Zoti te denofte o e mallkuar sa gjynak ke bere me ate engjell te vogel. Zoti ju dhente durim prinderve se eshte shume e rende.

    Përgjigju
  • Filomi: 07/11/2023 12:24

    Pler e qelbur ne burg te kalbesh si ta ben zemra te dhunosh nje femij

    Përgjigju
  • Artur: 07/11/2023 12:21

    Ta arrestojnë edhe atë OPGj që ska marrë denoncimin. A vdekshi o njerëz të fëlliq, po edhe më i korruptuari e i ndyri në botë sduhet të pengojë hetimin e një rasti ndaj një fëmije. Nuk e di çfarë lloj maskarai mund të jetë. Do e haja të gjallë po të mundja.

    Përgjigju
    • Baba: 07/11/2023 15:16

      Polici rilingje iri sa po ka ardhur nga kamioni i bananeve

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?