Tirane përkujton 2 vjetorin e luftës në Ukrainë, javën tjetër mikpret presidentin Zelensky! Ambasadori Shkurov thirrje aleatëve: Na furnizoni me dronë e raketa

24 Shkurt, 12:58| Përditesimi: 24 Shkurt, 15:16

  • Share

Tirane - Dy vite nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, qytetarët e Tiranës zhvilluan këtë të shtunë një manifestim në kryeqytet, pas ftesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas.

Manifestimit iu bashkuan ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, i ngarkuari me punë i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Wisner, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov përcolli mesazhin e presidentit Zelensky për ti qëndruar Ukrainës në krah të kësaj lufte duke e ndihmuar dhe me furnizimin me systemin e mbrojtjes ajrore.

“Ne po mbrojmë popullin ukrainas falë sistemit të mbrojtjes ajrore dhe ndihmës së dhënë nga partnerët tanë. Ne i bëjmë thirrje të gjithë vendeve që të dënojnë sulmin terrorist ushtarak rus e të japin mundësinë e furnizimit me sistemet e mbrojtjes ajrore të dronëve dhe raketave të gjata veprimi"

Ndërkohë javën tjetër Tirana do të mikpresë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

"Tirana do të përgatitet për të mikpritur presidentin, Volodymyr Zelensky, që do të jetë këtu për samitin javën tjetër. Kështu që jo vetëm një rrugë që quhet nga Bashkia e Tiranës "Ukraina e lirë", por e gjithë Tirana do të ndihet si ky toponim, një Ukrainë e Lirë. Shpresoj që të jetë një vizitë e suksesshme. Bujaria shqiptare të reflektohet edhe në pritjen që kemi rezervuar për presidentin Zelenskyy" tha kryebashkiaku Veliaj

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, garantoi se BE dhe aleatët e Shqipëria do vijojnë të jenë në krah të Ukrainës përballë agresionit rus i cili është precedent i keq për rendin ndërkombëtar

"Fitorja e Ukrainës është garanci për sigurinë jo vetëm për Europën por të gjithë botën. Fitore e Rusisë do të thotë precedent i keq për rendin ndërkombëtar e sigurinë. Pushtimi i Rusisë ka sjellë vuajtje e shkatërrim e mijëra viktima dhe zhvendosjen e miliona civilëve dhe qindra miliarda euro dëme. Ky shkatërrim është i qëllimshëm.Jeta nën pushtimin rus është ferr i vërtetë” Silvio Gonzato

Silvio Gonzato falenderoi Shqipërinë dhe qytetarët e saj që kanë qëndruar pranë Ukrainës. 

“Tashmë ka dy vjet që nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë dhe sa gjë e mirë që shoh kaq shumë njerëz që janë mbledhur sërish këtu në Tiranë për të vazhduar për të treguar solidaritetin me Ukrainën dhe popullin e saj”, u shpreh ambasadori i Bashkimit Europian.

Duke bërë një bilanc të pasojave të luftës ambasadori Shkurov tha se Rusia ka kryer 125 mijë krime lufte në Ukrainë.

Deri tani 26 % e ukrainës është e pushtuar. 50 % e territorit të pushtuar pas 24 shkurtit 2022 u çlirua nga forcat mbrojtëse të Ukrainës. Tani Rusia ka rritur numrin e sulmeve massive mbi territorin ukrainas me përdorimin e dronëve dhe raketave të ndryshme. Këto sulme kanë sjellë në dëmtime të popullatës civile e shkatërrimin e ndërtesave tregtare e kopshteve të fëmijëve e spitaleve. 149 mijë ndërtesa janë shkatërruar, e 700 institucione mjekësore, 500 qendra kulturore e fetare, e 5600 rrjete të ujit, mbi 200 shkolla janë shkatërruar dhe 1200 janë dëmtuar. 125 mijë krime lufte: 1200 fëmijë dhe 9 mijë civilë të vrarë.

Ora 14:30
Ambasadori i BE-së në Tiranë: Jemi krah Ukrainës, një fitore e Rusisë do ishte precedent i keq për rendin ndërkombëtar

1708774203_silviogonzato.jpg

Tirana zhvilloi sot një manifestim në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas. 

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato falenderoi Shqipërinë dhe qytetarët e saj që kanë qëndruar pranë Ukrainës.  

“Tashmë ka dy vjet që nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë dhe sa gjë e mirë që shoh kaq shumë njerëz që janë mbledhur sërish këtu në Tiranë për të vazhduar për të treguar solidaritetin me Ukrainën dhe popullin e saj”, u shpreh ambasadori i Bashkimit Europian. 

Më tej ambasadori i BE-së tha se fitorja e Ukrainës është garanci për sigurinë jo vetëm për Europën por të gjithë botën ndërsa fitore e Rusisë do të thotë precedent i keq për rendin ndërkombëtar e sigurinë prandaj Kievi do ta ketë gjithmonë në krah Bashkimin Europian.

Fitorja e Ukrainës është garanci për sigurinë jo vetëm për Europën por të gjithë botën. Fitore e Rusisë do të thotë precedent i keq për rendin ndërkombëtar e sigurinë. Pushtimi i Rusisë ka sjellë vuajtje e shkatërrim e mijëra viktima dhe zhvendosjen e miliona civilëve dhe qindra miliarda euro dëme. Ky shkatërrim është i qëllimshëm. Jeta nën pushtimin rus është ferr i vërtetë. Gjatë këtyre dy viteve shumë vunë në pikëpyetje mundësinë që ka pasur Ukraina për të bërë rezistencë dhe vendosmërinë e partnerëve për ta mbështetur por së bashku kemi treguar që e kanë pasur gabim.

Fakti që ne i kemi bërë qëndresë agresionit rus dhe ambicieve perandorake e koloniale të Rusisë ka qenë e rëndësishme. Pushtimi rus duke shkelur të drejtën ndërkombëtare e Kartës ë OKB-së ka shkelur parimet e vlerat e BE-së.

Ora 13:43
Dy vite nga pushtimi rus, David Wisner: Shqipëria, partner fenomenal i SHBA dhe Ukrainës

1708774332_davidwisner.jpg

Foto: David Wisner

Në ceremoninë e mbajtur në Tiranë në shenjë solidarizimi me Ukrainën në 2-vjetorin e nisjes së luftës me Rusinë, i ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Shqipëri David Wisner vlerësoi rolin e Shqipërisë

“Vlerësoj Shqipërinë e popullin shqiptar për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Ukrainës në dy vitet e fundit. Që nga koha e Shqipërisë në këshillin e Sigurimit ku ka qenë bashkëpërmbajtëse e të mbajturit Rusisë llogaridhënëse në forumin ndërkombëtar tek të qënit një partner i vërtetë i Ukrainës sa i takon mbështetjes së madhe humanitare. Shqipëria ka qenë partner fenomenal i popullit të Ukrainës e SHBA-së. SHBA mbetet e angazhuar për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Pa rezervim ne duhet të vijojmë të dënojmë agresionin e Rusisë, sulmet ndaj civilëve. Duhet të dokumentojmë krimet e luftës e mizoritë ndaj burrave, grave e fëmijëve që po ndodh atje. Ata i kanë mësuar Presidentit Putin ligjin e tretë të Njutonit, çdo veprim ka një kundërveprim të barabartë. Në vend që të arratisej Zelensky qëndroi. Në vend që të thyhej perëndimi u bashkua dhe NATO u rrit. Këto janë hapa të fuqishëm. Ne jemi të bashkuar e do vijojmë të jemi të tillë”, u shpreh ai.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 24/02/2024 17:30

    Ka 10 vjete ae luftohet ne ukrain jo 2

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?