Tirana zhvilloi sot një manifestim në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas.
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato falenderoi Shqipërinë dhe qytetarët e saj që kanë qëndruar pranë Ukrainës.
“Tashmë ka dy vjet që nga pushtimi i paprovokuar i Rusisë në Ukrainë dhe sa gjë e mirë që shoh kaq shumë njerëz që janë mbledhur sërish këtu në Tiranë për të vazhduar për të treguar solidaritetin me Ukrainën dhe popullin e saj”, u shpreh ambasadori i Bashkimit Europian.
Më tej ambasadori i BE-së tha se fitorja e Ukrainës është garanci për sigurinë jo vetëm për Europën por të gjithë botën ndërsa fitore e Rusisë do të thotë precedent i keq për rendin ndërkombëtar e sigurinë prandaj Kievi do ta ketë gjithmonë në krah Bashkimin Europian.
Fitorja e Ukrainës është garanci për sigurinë jo vetëm për Europën por të gjithë botën. Fitore e Rusisë do të thotë precedent i keq për rendin ndërkombëtar e sigurinë. Pushtimi i Rusisë ka sjellë vuajtje e shkatërrim e mijëra viktima dhe zhvendosjen e miliona civilëve dhe qindra miliarda euro dëme. Ky shkatërrim është i qëllimshëm. Jeta nën pushtimin rus është ferr i vërtetë. Gjatë këtyre dy viteve shumë vunë në pikëpyetje mundësinë që ka pasur Ukraina për të bërë rezistencë dhe vendosmërinë e partnerëve për ta mbështetur por së bashku kemi treguar që e kanë pasur gabim.
Fakti që ne i kemi bërë qëndresë agresionit rus dhe ambicieve perandorake e koloniale të Rusisë ka qenë e rëndësishme. Pushtimi rus duke shkelur të drejtën ndërkombëtare e Kartës ë OKB-së ka shkelur parimet e vlerat e BE-së.
Lajmi kryesor:
Tirane përkujton 2 vjetorin e luftës në Ukrainë, javën tjetër mikpret presidentin Zelensky! Ambasadori Shkurov thirrje aleatëve: Na furnizoni me dronë e raketa
S.G/ReportTv.al