Tetori rozë, mesazhi i ministres së Shëndetësisë: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në të gjithë vendin

1 Tetor 2023, 09:44| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 10:48

  • Share

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u është drejtuar me një videomesazh të gjitha grave dhe vajzave. Ministrja Koçiu thekson se shtrirja e mbulimit me mamografi falas në te gjithë vendin si dhe zgjerimi i reparteve onkologjike në spitalet rajonale, kanë bërë që vit pas viti të rritet numri i diagnostikimeve të hershme, si dhe të ulet numri i fataliteteve.

Duke i ftuar të gjitha gratë dhe vajzat që të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, ministrja nënvizon se diagnostikimi i hershëm mbetet kura më efikase dhe se mamografitë shpëtojnë jetë.

Ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje që të gjithë gratë dhe vajzat të përfitojnë nga programi i mamografisë falas, të ofruar në të gjithë Shqipërinë, duke rezervuar takim për kontroll çdo ditë të vitit.

“Le të luftojmë së bashku tumorin e gjirit. Falë armëve dhe mjekëve tanë, kjo është një betejë që shumë nëna dhe gra po e fitojnë me sukses. Bashkojuni programit kombëtar të ndërgjegjësimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Duaje veten! Kontrollohu në kohë!” – e përfundon mesazhin Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

 


Lajmi kryesor:

Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit! Në 2022 u diagnostikuan 710 raste! Ministrja: Përfitoni nga programi i mamografisë falas


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?