Tetori rozë, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit! Në 2022 u diagnostikuan 710 raste! Ministrja: Përfitoni nga programi i mamografisë falas

1 Tetor 2023, 07:44| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 14:34

  • Share

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, sëmundjes më të përhapur tumorale tek gratë. Kësaj nisme, i është bashkuar me kohë edhe Shqipëria….

Të dhënat zyrtare tregojnë se 710 paciente me kancer të gjirit u diagnostikuan në vitin 2022 në të githë vendin duke shënuar një rritje prej rreth 9% krahasuar me vitin 2015. Megithatë, prej vitit 2017 numri i rasteve të reja të diagnostikuara për herë të parë në gjithë vendin mbetet rreth në shifra konstante 710-720 në vit.

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu tha se diagnostikimi i hershëm mbetet kura më efikase dhe se mamografitë shpëtojnë jetë.

“Le të luftojmë së bashku tumorin e gjirit. Falë armëve dhe mjekëve tanë, kjo është një betejë që shumë nëna dhe gra po e fitojnë me sukses. Bashkojuni programit kombëtar të ndërgjegjësimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Duaje veten! Kontrollohu në kohë!” – e përfundon mesazhin Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Mjekja onkologe në njësinë e kimioterapisë Amanda Zeko thotë se moshat më të riskuara janë ato mbi 50 vjeç, por përjashtim nga prekja e kësaj sëmundje bëjnë as meshkujt.

Sipas të dhëna zyrtare incidenca e të diagnostikuarve me kancer gjiri eshte me e larte ne qarqet e Beratit, Fierit dhe Vlorës dhe më ulët në qarqet e Kukësit, Dibrës, Durrësit dhe Shkodrës. Në dy qarqet e fundit, mund të kenë luajtur një rol edhe problemet e identifikimit apo raportimit te rasteve ndërsa në mbarë vendin vlerësohet të jenë më shumë se 5,000 gra që jetojnë me këtë semundje.

Ora 12:10
Nikolla mesazh ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit: Diagnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit

1692871293_linditanikolla433770x402.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka publikuar sot një mesazh ndërgjegjësimi kundër kancerit të gjirit. Nikollau bën thirrje vajza e grave për kontrolle, pasi diagnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit

“Tetori Rozë”, muaji simbol i përkujdesjes ndaj grave e vajzave të prekura nga kanceri i gjirit, është një kohë ndërgjegjësimi e reflektimi për të gjithë shoqërinë. Për të mbështetur nënat, motrat, vajzat, bashkëshortet të përballojnë e luftojnë sëmundjen dhe t’i rikthehen jetës normale. Për t’u kujdesur e kontrolluar, për të diagnostikuar në kohë dhe parandaluar zhvillimin e saj. Disgnostikimi i hershëm është çelësi i parandalimit.

Vetëkontrolli mujor, Ekzaminimi klinik i gjirit nga personeli shëndetësor, Mamografia, dhe Eko e gjirit janë ndër masat kryesore parandaluese të kancerit të gjirit. Për gratë dhe vajzat që kanë faktorë risku, kujdesi duhet të jetë më i madh dhe kontrollet më të shpeshta. Shoqëria, institucionet dhe sistemi i kujdesit shëndetësor duhet të bashkëpunojnë për të zhvilluar kulturën shëndetësore dhe mundësuar diagnostikimin e hershëm dhe parandalimin edhe për gratë e vajzat me vështirësi ekonomike e familjare.

Për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes dhe për t’ua lehtësuar betejën me më shumë përkujdesje mjekësore e shëndetësore, lehtësi ekonomike dhe shërbime sociale e njerëzore. Për t’u krijuar një mjedis të ngrohtë familjar, profesional e shoqëror, për t’u forcuar besimin, shpresën, optimizmin dhe rikthyer lumturinë. Ato kanë nevojë për ndihmën e kurajon tonë, ne kemi nevojë për buzëqeshjen e tyre.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

Ora 09:44
Tetori rozë, mesazhi i ministres së Shëndetësisë: Përfitoni nga programi i mamografisë falas në të gjithë vendin

Në nisje të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu u është drejtuar me një videomesazh të gjitha grave dhe vajzave. Ministrja Koçiu thekson se shtrirja e mbulimit me mamografi falas në te gjithë vendin si dhe zgjerimi i reparteve onkologjike në spitalet rajonale, kanë bërë që vit pas viti të rritet numri i diagnostikimeve të hershme, si dhe të ulet numri i fataliteteve.

Duke i ftuar të gjitha gratë dhe vajzat që të bashkëpunojnë me strukturat e shëndetësisë, ministrja nënvizon se diagnostikimi i hershëm mbetet kura më efikase dhe se mamografitë shpëtojnë jetë.

Ministrja e Shëndetësisë bëri thirrje që të gjithë gratë dhe vajzat të përfitojnë nga programi i mamografisë falas, të ofruar në të gjithë Shqipërinë, duke rezervuar takim për kontroll çdo ditë të vitit.

“Le të luftojmë së bashku tumorin e gjirit. Falë armëve dhe mjekëve tanë, kjo është një betejë që shumë nëna dhe gra po e fitojnë me sukses. Bashkojuni programit kombëtar të ndërgjegjësimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Duaje veten! Kontrollohu në kohë!” – e përfundon mesazhin Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

 

Ora 08:11
Tetori Rozë, Armanda Begaj: Moment për reflektim, bashkë edhe në këtë sfidë të jetës

Armanda Begaj, bashkëshortja e Presidentit Bajram Begaj, i bashkohet  "Tetorit Rozë" , në ndihmë të grave dhe vajzave që vuajnë nga kanceri i gjirit si pjesë e përpjekjes mbarëbotërore të sensibilizimit për kujdesin shëndetësor. Në një mesazh të posaçëm, Armanda Begaj e vlerëson këtë muaj, si moment për reflektim, ndërgjegjësim dhe solidaritet.

"Gjatë 31 ditëve të tetorit, secili nga ne të ketë një moment reflektimi për çfarë do të thotë të jetosh normalisht në çdonjërën nga 365 ditët e vitit pas diagnostikimit me kancerin e gjirit"

Begaj inkurajon gjithkënd të ndajë eksperiencat dhe përjetimet në përballimin e  sfidës së vështirë.

"Eksperiencat janë unike për këdo, por të gjithë besojmë se për të përqafuar plotësisht jetën duhet gjetur dëshira për t'u informuar, kuraja për t'u diagnostikuar, forca për ta pranuar vetë e ndarë me të tjerë, optimizmi për ta kuruar kancerin e gjirit, por mbi të gjitha energjia për t'u përfshirë në aktivitete dhe marrëdhënie që sjellin gëzim e kënaqësi, që rrisin cilësinë e jetës"

Ajo gjithashtu nxit shoqërinë të angazhohet për të ndihmuar në lehtësimin e vuajtjes dhe kapërcimin e kësaj sprove.

"Me gjithë vështirësitë për të kuptuar sfidat specifike me të cilat duhet të përballen, nënat, bashkëshortet, motrat, bijat e miket, të gjithë ne, familja e miqtë, të jemi mbështetësit më të mirë që ato të sfidojnë frikën, ankthin dhe madje edhe zemërimin pas dignostikimit me kancerin e gjirit apo të çdo lloji tjetër dhe të nisin një jetë normale të re"

Begaj e mbyll mesazhin e saj me apelin: Të gjithë bashkë edhe në këtë sfidë të jetës!

Përgjatë "Tetorit Rozë", Zonja e Parë e Shqipërisë, do të angazhohet në disa nisma ndërgjegjësimi për gratë dhe vajzat.  Për të dytin vit ajo është pjesë e fushatës së sensibilizimit, për kontrollin mjekësor të gjirit.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alban Luma: 01/10/2023 11:28

    I ka krehur floket me 60 euro nje krehje kjo zonja te parukierja qe e mori ne USA me parate e publikut. Sigurisht kesaj Armandes nuk i.merr para.Ka fytyre ti jape mesazhe publikut kjo?!

    Përgjigju
  • Shqiptar: 01/10/2023 10:19

    Angazhim i shkelqyer i Zonjes se Pare, Armanda Begaj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?