Disa qytetarë duke bërë plazh në Sarandë

Qytetarët në Sarandë tundohen nga temperaturat e larta, thyejnë karantinën dhe futen në det (FOTO)

12 Prill 2020, 14:21| Përditesimi: 13 Prill 2020, 09:10

  • Share

Qytetarët e Sarandës harrojnë karantinën, duke përfituar nga temperaturat e larta dhe shkojnë në plazh, për të kaluar këtë të dielë. Duke përfituar nga temperaturat e larta një pjesë e tyre kanë zgjedhur plazhin për t'u çlodhur dhe për të kaluar disa orë. Dhe pse qyteti i Sarandës nuk ka regjistruar asnjë të prekur, kjo nuk është justifikim për të mos respektuar rregullat e kërkuara. 

Dje që prej orës 13.00 të ditës së shtunë ku u mbyll qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve si shkak i masave të marra për parandalimin e covid-19, në Sarandë, realiteti është ndryshe. Ka madje dhe disa prej tyre të cilët kanë guxuar duke provuar dhe notin e parë për këtë vit në ujërat e detit Jon. Thyerja e rregullave tregon se ka ende njerëz të cilët janë indiferentë jo vetëm për veten e tyre por dhe për komunitetin në tërësi.


Lajmi kryesor:

E diela në karantinë totale, dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve! Nga nesër farmacitë, bankat e marketet hapur deri në 17:30


//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 13/04/2020 07:48

    Nuk janë qytetare por fshatarë . Shkaterruan qytezen me të bukur të Shqiperise me ndertime te shtrembera si kokat e tyre

    Përgjigju
  • Klejdi: 12/04/2020 16:13

    Eshte bere nje studim qe per shkak se anijet kane ndalu akt ne dete, po shfaqen peshkaqen gjithnje e me shume beni kujdes

    Përgjigju
  • ymeri: 12/04/2020 15:27

    E BETONIZUAT SARANDEN ME NDERTESA TE SHEMTUARA MOR SHKERDHATA,,,,pisa ju dhe super--shkerdhate ai qe ju ka dhene leje per te shkatarruar qytetin me te bukur ne shqiperi….///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?