E diela në karantinë totale, dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve! Nga nesër farmacitë, bankat e marketet hapur deri në 17:30

12 Prill 2020, 07:19| Përditesimi: 12 Prill 2020, 16:01

  • Share

Sot gjithçka është mbyllur në të gjithë vendin. Kjo do të jetë fundjava e fundit ku nuk do të ketë asnjë lëvizje dhe asgjë hapur, teksa të gjithë qytetarët do të qëndrojnë 40 orë brenda. Karantina e gjatë nisi dje në orën 13:00 për të vijuar sot dhe deri të hënën në mëngjes në 05:00. Ndërkohë që nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17:30, autorizimet për leje-dalje për pazar do të jenë 90 minuta. Po ashtu farmacitë, marketet dhe bankat do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:30.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije, po ashtu se në javën e ardhshme, gjithmonë nëse kurba do të ketë këtë trend rënie, do të shihet mundësia për të zgjeruar edhe lëvizjen me makina private të kompanive që lejohen të qëndrojnë të hapura. Masa lehtësuese, do të shoqërohen me ndëshkime më të ashpra, për të cilat qeveria ka paralajmëruar ndryshime të kodit penal dhe rrugor.

Gjithashtu java që vjen pritet që të jetë e mbushur me zhvillime, pasi do të prezantohet paketa e zgjeruar financiare, ku do të përfshihen edhe bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e kësaj situate (agjenci turistike, rrobaqepësi e mobilieri të vogla, hidraulikë, elektricistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të licencuar), do të përfshihet gjithashtu biznesi i madh, sektori turistik dhe fasoneritë.

Fundi i majit, është parashikimi i bërë nga Task Forca, ku jeta mund t'i kthehet në vija të përgjithshme jetës normale, ku parashikohet të hapet pjesa më e madhe e bizneseve, por me rregulla të mirëpërcaktuar. Për do të hartohet edhe një rregullore me standardet bazë për këtë biznese që do të hapen në javët e mëtejshme.

Ora 16:37
Në rrugët e Elbasanit lëvizin vetëm autoritetet, asnjë qytetar jashtë (VIDEO)

Si shumë qytete në Shqipëri edhe në Elbasan situata paraqitet e njëjtë, lëvizjet janë me pikatore. Në rrugë nuk mund të shquash asnjë qytetar, ndërsa të vetmit që lëvizin janë autoritet si policia, ushtria, policia bashkiake apo ambulancat.

Ora 15:44
E diela e heshtur në Durrës! Qyteti dhe autostrada të boshatisura nga njerëzit dhe mjetet

Dita e diel me diell nuk ka tunduar qytetarët durrsakë të dalin shëtitje  në qytet apo buzë detit, por kanë preferuar që rrezet t’i shijojnë nga ballkoni i tyre i shtëpisë. Kjo tregon një nivel të lartë ndërgjegjësimi qytetarë, se me shëndetin nuk bëhet shaka duke marrë seriozisht zbatimin e masave të vendosura nga qeveria.

Në pamjet e sjella nga Report TV, qyteti i Durrësit është i heshtur me rrugë të boshatisura dhe e njëjta pamje vihet re edhe në autostradën Tiarën-Durrës, ku nuk duket asnjë lloj qarkulli mjeti apo këmbësori. Mjetet janë të parkuara dhe çdo dyqan qëndron i mbyllur.

Ora 14:21
Qytetarët në Sarandë tundohen nga temperaturat e larta, thyejnë karantinën dhe futen në det (FOTO)

Qytetarët e Sarandës harrojnë karantinën, duke përfituar nga temperaturat e larta dhe shkojnë në plazh, për të kaluar këtë të dielë. Duke përfituar nga temperaturat e larta një pjesë e tyre kanë zgjedhur plazhin për t'u çlodhur dhe për të kaluar disa orë. Dhe pse qyteti i Sarandës nuk ka regjistruar asnjë të prekur, kjo nuk është justifikim për të mos respektuar rregullat e kërkuara. 

Dje që prej orës 13.00 të ditës së shtunë ku u mbyll qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve si shkak i masave të marra për parandalimin e covid-19, në Sarandë, realiteti është ndryshe. Ka madje dhe disa prej tyre të cilët kanë guxuar duke provuar dhe notin e parë për këtë vit në ujërat e detit Jon. Thyerja e rregullave tregon se ka ende njerëz të cilët janë indiferentë jo vetëm për veten e tyre por dhe për komunitetin në tërësi.

Ora 10:27
Lëviz vetëm ambulanca! Heshtje në Fier, qytetarët e shijojnë të dielën nga ballkoni (Pamjet me dron)

Një ditë e bukur me diell, por që fierakët duhet ta shijojnë nga ballkonet, pasi të gjithë qytetarët janë në karantinë. Report Tv sjell pamjet me dron nga Fieri, ku në rrugë qarkullon vetëm ambulanca dhe disa mjete.

Ora 09:43
Qetësi absolute! Në Lushnje dëgjohen vetëm cicërimat e zogjve (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet nga Lushnja ku qyteti është në qetësi, pasi të gjithë janë brenda duke respektuar karantinën.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni qe ecen vete: 12/04/2020 18:05

    Tani eshte koha te riparohet autostrada dhe rruget ne qytetet shqiptare,,,njerezit jane ne shtepi...por qeveria jone ka hall sesi te vjedhe....

    Përgjigju
  • I love Fieri: 12/04/2020 13:19

    Avash avash do vine dite me te bukura, do jemi shteti me i sukseshem i ballkanit. Mendimi pozitiv dhe shpresa jan 2 gjera qe e mbajn gjall njeriun.

    Përgjigju
  • Kafsha: 12/04/2020 10:50

    Ishalla keshtu dhe urojme të vazhdoje nja 10 vjet keshtu të riperterihet Natyra! Zotat degjofshin ankesat e Nënës së Madhe Natyrë dhe shpëlaftë baj gën njeri

    Përgjigju
  • Faisbe: 12/04/2020 09:48

    Deputetet e listave kane qene dhe jane te neveritshem me pranine e tyre edhe pa situaten me Covid-19. Gjithsesi duke qene njeres,prinder,bashkeshorte populli i meshiron ne kete situate te rende qe po kalojme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?