Takim me drejtorin e Sekretariatit të Energjisë, ministrja: Në 3 muajt e fundit të vitit 2022, do të hapim tregun e lirë të energjisë

29 Prill 2022, 10:46| Përditesimi: 29 Prill 2022, 17:10

  • Share

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku ka pritur në një takim Drejtorin e Sekretariatit të Energjisë, Artur Lorkowski. Në deklaratën e përbashkët për mediat, Balluku tha se në 3 muajt e fundit të vitit 2022, Shqipëria do të hapë tregun e lirë të energjisë ndërsa është rreshtuar si vendi i parë që ka plotësuar planin kombëtar për energjinë dhe klimën.

Sa i përket reformës energjitike, u shpreh se vitin tjetër që Shqipëria të marrë presidencën e energjisë, shpreson që me ndihmën e sekretariatit të vijojnë angazhimet dhe të përgatiten për këtë sfidë të re. Ndërsa drejtori i Sekretariatit të Energjisë, Artur Lorkowski përgëzoi vendin tonë për politikat energjetike dhe progresin që kemi bërë vitet e fundit në sektorin e energjisë.

“Prej vitesh kemi punuar me strategji të qartë për diversifikimin e energjisë elektrike. Ne kemi vendosur që burimet të diversifikohen duke pasur prodhime të tjera nga burime të rinovueshme. Ne kemi 2 kontrata të cilat janë të mirëqena. Kemi nisur edhe një projekt me USAID për ndihmën teknike për të pasur një mundësi në gjenerimin për ndërtimin e parqeve eolike në det.

Shqipëria ka bërë reformë të thellë të sektorit energjetik. Një lajm i mirë që i prek të gjithë, pavarësisht se flitet për kohë krizë ku qeveria shqiptare ka marrë në mbrojtje familjarët dhe biznesin e vogël por edhe një marrëveshje me ndërmarrjet e tensionit, ne deklarojmë se në 3 mujorin e fundit të 2022, bursa energjetike shqiptare do të jetë operacionale dhe ne do të hapim tregun e lirë të energjisë. Shqipëria është rreshtuar si vendi i parë që ka plotësuar planin kombëtar për energjinë dhe klimën duke u kthyer edhe në model për vendet e tjera.

Është bërë një punë me volume të konsiderueshme, kemi vend për tu përmirësuar, jemi përballur me kriza që kanë pasur impakt. Ne kemi qëndruar në të gjithë skedulën për reformën energjetike dhe për ta shndërruar këtë sektor në të lirë, kështu që me ndihmën e sekretariatit, do të vijomë të gjithë angazhimet tona, shpresojmë që vitin tjetër që Shqipëria të ketë edhe presidencën e energjisë të jemi të përgatitur edhe nga kapacitetet njerëzore për tu përballur me këtë sfidë të re”, tha Balluku.

Në përditësim...

Ora 10:55
Drejtori i Sekretariatit të Energjisë në Tiranë: Shqipëria progres në sektorin energjetik, ky vetëm fillimi

 

Drejtorin e Sekretariatit të Energjisë, Artur Lorkowski në deklaratën e përbashkët me ministren e Energjisë Belinda Balluku, përgëzoi vendin tonë për politikat energjetike dhe progresin që kemi bërë vitet e fundit në këtë sektor.

“Jam shumë i lumtur që jam sot në Tiranë për vizitën time të parë zyrtare. Shqipëria është një vend shumë i rëndësishëm kontraktues i komunitetit ë energjisë, i cili po përgatitet për presidencën që do të marrë vitin tjetër. Shpresojmë që ky diskutim të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit gjatë vitit të ardhshëm. Përgëzime për progresin e dukshme, duke avancuar lidhur me energjetikën. Shqipëria gjithashtu duhet të përgëzohet pasi ka arritur 45% të konsumi finalit të energjisë nga burimet e rinovueshëm. Shqipëria është i vetmi vend i familjes së komunitetet të energjisë, i cili përdorë mbi 10% të energjisë në sektorin e transportit . Nuk është një rastësi, është pasojë e politikave solide.  Sa i përket rritjes së çmimeve, duhet të gjendet një mënyrë për të lehtësuar pasojat. Siç theksuar krijimi i bursës shqiptare të energjisë do të jetë një hap i rëndësishëm dhe shpresojmë që ky do të jetë një hap historik sa i përket energjisë në vend.  Diskutuam mbi situatën e krijuar dhe rritjen e çmimeve të energjisë dhe instrumentet për mbrojtjen e qytetarëve dhe bizneseve. Referuar situatës në Shqipëri dhe rajon, është me rëndësi të implementoehet, stoku i emergjencës së naftës, pasi ky nuk është vetëm një detyrim nga traktati, por edhe një garanci për qytetarët.”, tha ai.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?