Kosova & Rajoni

Mbërrin grupi i tretë prej 131 afganësh në Kosovë, në total 355 të strehuar në bazën ushtarake amerikane nën komandën e KFOR-it

31 Gusht 2021, 12:52| Përditesimi: 31 Gusht 2021, 18:05

  • Share

Një avion i tretë me 131 afganë kanë mbërritur në Kosovë. Ata erdhën me avionin e forcave amerikane nga Gjermania. Tashmë Kosova ka strehuar 355 afganë për të qëndruar përkohësisht në bazën ushtarake amerikane “Bondsteel” që është nën komandën e KFOR-it.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla konfirmoi se mbrëmë pas mesnate në Kosovë, ka arritur edhe grupi i dytë me 113 shtetas afganë, e që më pas janë strehuar në ish-kampin e “Bechtel&Enkas”, në Ferizaj.

“Tashmë ne kemi arritjen e dy grupeve, të shtetasve afganë. I fundit ka qenë mbrëmë pas mesnate, ku 113 shtetas afganë, bashkëpunëtor të NATO-s së bashku me familjarët e tyre kanë ardhur. Sot do të kemi një fluturim të ri me 131 shtetas afganë, prapë bashkëpunëtor të NATO-s, të cilët si në rastet e mëhershme do të procedohen sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë më tutje Sveçla.

Ministri Sveçla shtoi se asnjë nga shtetasit afgan nuk ka rezultuar pozitiv në testet e bëra për Covid-19.  111 qytetarët e parë afganë kanë arritur në Prishtinë në 29 gusht dhe së bashku me ata që kanë arritur mbrëmjen e djeshme, në Kosovë strehohen aktualisht 124 afganë.

Ora 17:59
Mbërrin grupi i tretë prej 131 afganësh në Kosovë

Një avion i tretë me 131 afganë kanë mbërritur në Kosovë. Ata erdhën me avionin e forcave amerikane nga Gjermania. Tashmë Kosova ka strehuar 355 afganë për të qëndruar përkohësisht në bazën ushtarake amerikane e më pas në SHBA.

Më 29 gushte Kosova priti avionin e parë me 111 afganë në bord ndërsa i dyti mbërriti mesnatën mes 30 dhe 31 gushtit. Të gjithë afganët në Kosovë do të strehohen në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel” që është nën komandën e KFOR-it.

Ora 11:24
Kosovë, arrin grupi i dytë i afganëve

Mediat në Kosovë bëjnë të ditur së në Prishtinë ka arritur grupi i dytë i shtetasve afganë të cilët janë evakuuar nga Kabuli gjatë ditëve të kaluara. Siç bëhet e ditur edhe ky grup është i përbërë nga afganët që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan.

Në Kosovë tashmë janë strehuar 11 qytetarë afganë, prej tyre 55 janë gra dhe fëmijë, kurse të tjerët janë burra.

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Zveçla kishte deklaruar se rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë dhe se vendi i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për t’I pritur ata.

Javë më parë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se do të strehojë përkohësisht qytetarët afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja.

Autoritetet kosovare kanë thënë se sipas ligjeve, afganëve do t’u ofrohet strehim i përkohshëm me kohëzgjatje deri në një vit. Deri tani qindra afganë janë strehuar edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?