Zonja Tefta braktis ekranin përgjithmonë, do kujdeset për mbesën që pritet të vijë në jetë

1 Qershor 2018, 12:18| Përditesimi: 1 Qershor 2018, 21:34

  • Share

Një emision special ka qenë ai i sotmi në studion e Rreze Dielli në Report Tv. Pas 14 vitesh në ekran Zonja Tefta, personazhi që me recetat e saj ka bërë për vete publikun në gjithë këtë kohë vendos të përfundojë këtë kapitull të suksesshëm në jetën e saj. Zonja Tefta largohet nga ekrani për t'u kujdesur për mbesën e saj e cila pritet të vijë në jetë. Nusja e djalit, Greiss Petroviç është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe gjyshes do t`i duhet t`i përkushtohet mbesës.

Të shumta kanë qenë falenderimet dhe fjalët e mira të thëna për të.Ndër të tjera stafi i "Rreze Dielli" dhe Report Tv i përgatiti një surprizë të vogël gjatë transmetimit live. Lule dhe një trofe në të cilin shkruhej “Zonjës Tefta, profesioniste e shquar dhe simbol i një televizioni modern dhe pranë njerëzve” ishin vetëm pak nga emocioni i përcjellë drejtpërdrejt nga kuzhina e Rreze Dielli.


Zonja Tefta Pajenga dhe zonja Vjollca në studion e Report Tv )

Prej shumë vitesh në Report Tv, Zonja Tefta mes shumë fjalëve, i rezervoi një falenderim special Drejtuesit të Report Tv, Carlo Bollino. Tashmë duke nisur nga 4 qershori ,në këndin e gatimit në emisionin "Rreze Dielli", do të jetë Zonja Vjollca, një tjeter emër i njohur i emisioneve të gatimit në ekranet shqiptare. 

Zonja Tefta ka nisur emisioni e parë të gatimit në historinë e televizioneve shqiptare. Në këto 14 vjet transmetim të drejtpërdrejtë në ekran, recetat e Zonjës Tefta janë dhe do të vazhdojnë të mbeten një thesar në fondin e kulinarisë shqiptare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?