Kombëtarja shqiptare

Super sfidat e Shqipërisë në EURO 2024, publikohen oraret për ndeshjet

3 Dhjetor 2023, 14:46| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 14:54

  • Share

Pas hedhjes së shortit dhe përcaktimit të datave të ndeshjeve, UEFA ka zbardhur edhe oraret e sfidave të finaleve të Europianit “Gjermani 2024”. Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kundër kampionëve në fuqi të Europës më 15 qershor 2024 ndaj Italisë. Sfida do të luhet në orën 21, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”.

Katër ditë më pas, më datë 19 qershor 2024 kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Europianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor 2024 në stadiumin “Dusseldorf Arena” në orën 21.

15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00

19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00

24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?