Kombëtarja shqiptare

Shqipëria në finalet e EURO 2024, nis procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve nga UEFA

3 Dhjetor 2023, 14:48| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 14:57

  • Share

UEFA njofton të gjithë tifozët në mbarë botën se ka nisur procesi i shitjes së biletave të ndeshjeve të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”. Kjo vlen edhe për tifozët kuqezi që duan të blejnë bileta për të parë ndeshjet e kombëtares shqiptare në Gjermani. 

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të pajisen me bileta për ndeshjet e vitit të ardhshëm në Gjermani mund të hyjnë në faqen zyrtare të UEFA.com, përmes linkut: https://www.uefa.com/euro2024/ticketing.

Biletat për ndeshjet e Kombëtares shqiptare dhe jo vetëm do të shiten vetëm në faqen zyrtare të UEFA-s në linkun e mësipërm. FSHF njofton opinionin publik se nuk shet asnjë biletë për tifozët e Kombëtares.

Tifozëve u kërkohet që të krijojnë një llogari në faqen zyrtare të UEFA-s dhe të aplikojnë për bileta për ndeshjet e preferuara të Kombëtares shqiptare. Regjistrimi ka nisur dhe do vazhdojë deri më 12 dhjetor 2023.

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e grupit  më 2 dhjetor, në shortin e hedhur në Hamburg të Gjermanisë. Kombëtarja është pjesë e Grupit B dhe do të ketë përballë Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Për mënyrën se si të regjistroheni dhe si të krijoni llogarinë tuaj në UEFA KLIKONI KËTU.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?