Indrit Tuci pas golit

Sulmuesi i Kombëtares shënon në Europa League, Sparta e Pragës eliminon Gallatasarayn! Asist nga Qazim Laçi

23 Shkurt, 10:48| Përditesimi: 23 Shkurt, 10:50

  • Share

Sparta e Pragës fitoi 4-1 kundër Galatasaray për ndeshjen e kthimit në play-off e Europa League. Tanimë çekët kanë marrë një biletë për më tej, kjo edhe falë formës së mirë të dyshes së shqiptarëve që bëjnë pjesë te Sparta.

Indrit Tuci u fut në fushë në minutën e 66-të dhe pas vetëm tetë minutave i dha avantazhin 2-1 Spartës, duke i hapur rrugë suksesit. Më pas 23-vjeçari asistoi për golin e tretë në minutën e 80-të, ndërsa Qazim Laçi dhuroi asistin për golin e katërt në fundin e sfidës.

Paraqitja e mirë e Tucit dhe Laçit bënë që çekët të eliminojnë një emër si Galatasaray. Për t'u theksuar se ky ishte goli i parë i Tucit, i cili u afrua vetëm në janarin e këtij viti te Sparta, duke lënë Lokomotivën e Zagrebit.

Tuci ka qenë pjesë e U-21 të Shqipërisë dhe sulmuesi është në listën e ngushtë të Sylvinhos për një vend në ekipin e parë të Shqipërisë.

Indrit Tuci

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?