Dhuna në familjen mbretërore tani do të hetohet nga AMP: Kush e shpërndau videon e sherrit?! Princ Leka merret në pyetje, në vijim pyeten dhe pala tjetër

9 Mars, 11:06| Përditesimi: 9 Mars, 13:04

  • Share

TIRANË- Dosja e dhunës në familjen mbretërore do të hetohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Këtë vendim, Prokuroria e Tiranës e mori pas pretendimeve të Princ Lekës se policia i bëri publik videon e skandalit brenda ambienteve të shtëpisë së tij pranë pedonales së Tiranës dhe mbajtjen e çështjes sa më diskrete të jetë e mundur, pranë AMP-së.

Burime të Report Tv bëjnë me dije se këtë të shtunë, agjentët e institucionit të drejtuar nga Florian Sulejmani morën në pyetje Princin, i cili dha të gjitha pretendimet e tij lidhur me rastin, dhunën e pretenduar nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dha babai i saj, Gjergj Zaharia, por edhe dyshimet për rrjedhjen e videos në media.

Në pyetje, thonë të njëjtat burime, do të merren në ditët në vijim edhe pala tjetër, të cilët po ashtu në denoncimin paraprak pretenduan për dhunë nga Leka. Përtej rastit të dhunës të cilët do ta hetojë, AMP ka detyrë të vështirë për identifikimin e burimit të rrjedhje së videos, e cila është filmuar nga vetë Princ Leka.

I njëjti material është dërguar në Komisariatin nr. 1, por këta të fundit nga verifikimet e bëra thonë zyrtarisht se janë të bindur se video nuk është shpërndarë nga ata.

Publikimi nuk përjashtohet të jetë bërë edhe nga persona të tjerë, miq pranë Princ Lekës, të cilët të kenë pasur akses në mirëbesim. Video ka qenë në administrim që në momentet e para edhe të avokatit të Princit. 42-vjeçari shkoi në shtëpinë e tij më 5 mars për të takuar vajzën 3 vjeçe, pasi prej kohësh qëndron me qira.

Që në momentin e parë të takimit me Gjergj Zaharinë nisi konflikti, i cili u mbyll me përleshje në sy të të miturës. Leka Zogu dhe Elia Zaharia njoftuan zyrtarisht nisjen e procedurave të divorcit më 15 janar.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shendetesia: 09/03/2024 20:34

    nuk ka asnje diskutim qe videoja eshte nxjerre nga punonjesit e policise, sic del cdo video tjeter e cdo ceshtje aty. Kjo ndodh rendom cdo dite ku informacionet poliicore dhe hetimore shperndahen ne komunitetin e medias.

    Përgjigju
  • Lenci: 09/03/2024 18:05

    ESHTE KOMISATIATI NR.1 KU KA DALE VIDEO. ESHTE AI KOMISARIT I DEGJENERUAR QE DOLI PARA PAK KOHESH SKANDALI E KOMUN8KIMIT SEKSISTE NE CELULAR QE BENIN POLICET FEMRA ME SHEFAT E TYRE TE KRIMEVE DHE SHEFIN E KOMISARIATIT.... PER 17 VJECAREN MINORENE E LARGUAR NGA BANESA..... NJE NGA KOMENTET ISHTE PER "BALLKONIN" E MINORENES DHE SU MOR AS NJE MASE PER POLICEN DHE AS PER SHEFAT E SAJ.... SIGURISHT EDHE KJO VIDEO DUHET TE KWT DALE NGA ATO POLIC TE DEGJENERUAR.

    Përgjigju
  • E verteta: 09/03/2024 14:18

    Sa veta e kane patur ne dore videon?? OPGj, Shefi i krimeve, shefi i komisariatit. Nese Leka se ka nxjerre vete, te tre keta duhen pezulluar deri ne perfundim te hetimit. Nese ka dale nga policia duhen bere shembull.

    Përgjigju
  • Po mër po: 09/03/2024 13:31

    Shikoni orarin e publikimit të videos, do jetë kur telefoni ishte në duart e policisë.

    Përgjigju
  • e drejta: 09/03/2024 12:42

    AI QE E BERI E KA PUBLIKUAR...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?