Fotosekuenca nga video e dhunes

Nga Margarita Xhepa, tek Ndrenika e Anagnosti, 144 aktorë bëhen bashkë krah Elia Zaharisë! Të fshihet video e dhunës në Pallatin Mbretëror! 'Nesër mund të jesh dhe ti!'

9 Mars, 10:50| Përditesimi: 9 Mars, 15:47

  • Share

Aktore dhe aktorë të ndryshëm janë solidarizuar për të kërkuar fshirjen e videos së konfrontimit fizik në pallatin mbretëror mes Princ Leka dhe Elia Zaharisë të cilët janë në proces divorci.

Ata kërkojnë ndërhyrjen sa më parë të Autoritetit të Mediave Audiovizive për fshirjen dhe bllokimin e videos pasi kemi të bëjmë me një lincim ndërkohë që aktorja po përballet me një periudhë të vështirë familjare.

Peticioni u publikua në facebook të aktores së teatrit Zamira Kita ku bëhet  thirrje për të ndalur atë që e quajnë cënim të privatësisë dhe imazhit dhe kërkojnë fshirjen e komenteve negative. 

"Video e bërë publike ku duket aktorja Elia Zaharia, që po ushqen me klikime portale e disa media, kërkon me urgjencë reagimin e AMA-s institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin e saj.

Shoqëria e internetit është tashmë një shoqëri e kontaminuar dhe që askush nuk ka kontroll mbi të, por do t'ju luteshim si njerëz, secili individualisht ta fshijë një koment negativ, dhe kështu, pikë-pikë mund të jemi duke kontribuar për një shoqëri më të mirë.

Nesër mund të jesh ti protagonisti i kësaj fushate të cënimit të privatësisë dhe imazhit!

Megjithë këtë baltë komentesh të hedhur mbi një grua, falenderojmë të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë.

Është e thjeshtë të jesh spektator duke parë dhimbjen dhe jetën e tjetrit, por le të bëhemi nga ky 8 MARS, aktorët e një ndryshimi për mirë!" 

Aktoret e solidarizuar

  1. Margarita Xhepa
  2. Robert Ndrenika
  3. Roza Anagnosti
  4. Luiza Xhuvani
  5. Zamira Kita
  6. Rajmonda Bulku
  7. Luli Bitri
  8. Mevlan Shanaj
  9. Natasha Lako
  10. Vasian Lami
  11. Marjeta Ljarja
  12. Driada Dervishi
  13. Rozi Kostani
  14. Sokol Angjeli
  15. Ema Andrea
  16. Myzafer Ziflaj
  17. Rudina Dembacaj
  18. Alesia Xhemalaj
  19. Gent Zenelaj
  20. Rozana Radi
  21. Helidon Fino
  22. Merita Smaja
  23. Adelina Muça
  24. Anila Bisha
  25. Suela Bako
  26. Romir Zalla
  27. Rita Gjeka
  28. Andia Xhunga
  29. Indrit Çobani
  30. Armela Demaj
  31. Milto Kutalli
  32. Eni Jani
  33. Genc Fuga
  34. Sanie Hoti
  35. Flaura Kureta
  36. Rovena Lule
  37. Sara Smaja
  38. Ervina Kotolloshi
  39. Mimoza Marjanaku
  40. Ola Harizaj
  41. Ervin Bejleri
  42. Blerta Belliu
  43. Niada Saliasi
  44. Beslidhje Bytyçi
  45. Genti Deçka
  46. Ilirda Bejleri
  47. Donald Shehu
  48. Ardita Mullai
  49. Griselda Rushanaj
  50. Ilda Pepi
  51. Gaz Paja
  52. Ajlin Petrela
  53. Qëndrim Rijani
  54. Kristian Koroveshi
  55. Rafael Hoxhaj
  56. Albana Perhati
  57. Griselda Prendaj
  58. Arlinda Morina
  59. Iris Canaj
  60. Ina Morinaj
  61. Erdit Asllanaj
  62. Deivid Myslim
  63. Armela Demaj
  64. Sonila Kapidani
  65. Anila Petrela
  66. Edvin Mustafa
  67. Viola Xhindi
  68. Aliona Pogaj
  69. Elona Hyseni
  70. Klea Konomi
  71. Klesta Shero
  72. Amri Hasanlliu
  73. Roerd Toçe
  74. Arian Çuliqi
  75. Ermela Ruri
  76. Xhino Musollari
  77. Ketjona Pecnikaj
  78. Frenci Gjerasi
  79. Ajlin Petrela
  80. Mihal Kaçi
  81. Sedmir Memia
  82. Sara Koçi
  83. Luisa Dinellari
  84. Xhoni Spahi
  85. Erdet Miraka
  86. Stiv Osmanaj
  87. Adela Gjyla
  88. Megi Duka
  89. Mario Bali
  90. Silva Brahimataj
  91. Besart Cani
  92. Blerta Ponari
  93. Greta Kumria
  94. Xhoana Karaj
  95. Manjolla Loja
  96. Nevila Çaushi
  97. Agnes Nokshiq
  98. Ureaa Ahmeti
  99. Sidorela Kocaj
  100. Serxhjo Danga
  101. Edison Kajdomqaj
  102. Anxhelo Dauti
  103. Romeo Bushati
  104. Ergi Hasani
  105. Aleksi Velo
  106. Mariglen Domi
  107. Astrit Loshi
  108. Nurie Myftari
  109. Dashamir Gega
  110. Ilir Bega
  111. Parashqevi Hallkaj
  112. Rajmonda Hamzaj
  113. Kastriot Ramollari
  114. Hyre Gosturani
  115. Nevila Shabani
  116. Elona Çaushi
  117. Seri Maloku
  118. Migena Zaçe
  119. Gerta Prifti
  120. Selena Kurti
  121. Ema Gurra,
  122. Elvina Gurra
  123. Joana Omeraj
  124. Daniela Dyrnjaja
  125. Danja Ganxo
  126. Juliano Zholi
  127. ester Koni
  128. Katerina Konini
  129. Kejsi Koxhaj
  130. Donald Cani
  131. Nilda Shahini
  132. Endri Koçeku
  133. Dashamir Uku
  134. Sazan Duma
  135. Mark Kakusi
  136. Ada Zala
  137. Vilson Alimadhi
  138. Rubin Ceka
  139. Delvis Myslymi
  140. Ajkana Topalli
  141. Sonila Qorraj
  142. Esmeralda Gashi
  143. Aleksio Alitaj
  144. Alvaro Cenko

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aktori ne emigrim: 10/03/2024 23:57

    Hipkrit the sahan lepires aktore me te vertet dhapaqener,nuk bene asnje petition per Ata gra dhe vajza qe hidhen nga ballkonet per Ata qe dhunohen cdo dite. Bejne peticion per nje dhunuese qe shihet qarte me probleme psikologjike me vjen keq per ate zonje po m@?/? Marshalla mos I thoni

    Përgjigju
  • Tefta Cani: 10/03/2024 11:27

    Po njihemi çdo ditë me ndarjen e këtij çifti, si dhe lexuam letrën e artistëve të shquar, që janë pozicionuar në mbrojtje të aktores. Dihet, që në fillim të çdo lidhje martesore, ka një kontratë midis çiftit, ku parashikohen kushtet, të drejtat e detyrat. Kush e ka shkelur nga të dy këtë kontratë? Pastaj të kalohej në bisedime, për t'i pajtuar, me që është edhe një fëmijë i tyre në mes. Nëse nuk arrihej pajtimi, të kalohej në divorc, ku secili do të kishte të drejtat e detyrimet ndaj fëmijës. Dhuna e pêrdorur nga të dy palët e përdorimi i gjuhës të urrejtjes ndaj njeri-tjetrit, shpreh ndjenja të hakmarrjes, që është tregues i primitivizmit. Është e trishtueshme, sesi ky çiftë intelektualësh jep modelin e keq për shqiptarët të përdorimit të dhunës në familje. Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve: Evitoni dhunën në familje ndaj gruas, që rilind jetën! Evitoni dhunën ndaj gruas, që në prehërin e saj, ndahen fatet e njerëzimit! Evitoni dhunën ndaj gruas, që me intelektin e saj, lëviz botën! Tefta Cami-Cani Tiranë, e dielë, 10 mars, 2024

    Përgjigju
  • Ledina: 10/03/2024 04:32

    Ne Shqiperi nuk ka as Familje Mbretetore , as Princer e Princesha. Kushtetuta e Mbretnisë Shqiptare, e miratuar nga Asamblea Kushtetuese e 1 shtatorit 1928, në Artikullin 65 të saj thotё: “Mbreti nuk mund të qëndrojë jashtë Shqipërisë më tepër se tre muaj.” Zogu Mbret u largua nga Shqipёria mё 7 prill 1939 dhe nuk u kthye mё. Po ashtu, Mbreti Zog nuk la në Shqipëri as trashëgimtarin dhe as Këshillin e Ministrave për të ushtruar atributet e tij. Pra Ahmet Zogu e ka flakur vetё kurorën e “Mbretit tёShqiptarёve”, qё ia dhanë 56 deputetё servilё nё vititn 1928. Nga vitit 1946 deri nё vitin 1998 janё zhvilluar dy Asamblete Kushtetuese dhe tё dyja kanё sanksionuar Republikёn si sistem qeverisës. Pavarёsisht se kreu i agjenturës serbo-ruse nё Shqipёri, kryehajduti dhe kryekrimineli Salih Vuk Berisha i ktheu eshtrat dhe i ngriti dy pёmendore ne Tirtane dhe Burrel, themeluesit tё korrupsionit shtetëror nё Shqipёri, kryehajdutit dhe kryekriminelit, tradhtarit tё popullit dhe atdheut, Ahmet bej Zogolli (i vetёquajtur “Mbret”) nё Shqipёri nuk ka mё Princёr e Princesha, mos rreni veten kot.

    Përgjigju
  • Arben: 10/03/2024 03:45

    Nje marrzi nga keta mbeshtetes, nuk mbeshtet kur Gabon dhe ozurpon pronen e tjetrit.

    Përgjigju
  • Iris: 10/03/2024 02:43

    Keta zonja e zoterinj merakosen per cenimin e imazhit te Elias.Po druri qe hengri Leka,po te sharat,te shtyrat,goditjet ndaj tij,po babai i Elias qe doli me mjet godites,nuk llogariten?! Jeni mbledhur te gjithe shoqet e Elias e Yllkes dhe shikoni vetem njeren ane te medaljes.Asnje fjale per dhunen e ushtruar,vetem per imazhin e keni hallin! Dhe jam shume dakord me komentuesin /E VERTETA/ beni peticione per /shoqken/tuaj,po per ceshtje te tjera dhe per vajza e gra te tjera qe behen cdo jave statistike e kronikes se zeze pse nuk beni peticione?!

    Përgjigju
  • Adi: 10/03/2024 01:39

    Pse kush janë artistët? Të jashtëzakonshëm? Nga planeti tjetër? Po kush është Avniu që është pa strehë mbi kokë e bredhë rrugëve të Tiranës? Doni të thoni që Ermal Mamaqi është më artist, më i ditur se Avniu? O ju të paditur, zgjohuni....!

    Përgjigju
  • E verteta: 09/03/2024 19:43

    Keta aktore me pensione speciale duhet te ngrinin zerin dhe te ishin protagonist ne shume ceshtje te ngjashme dhe ceshtje me rendesi kombetare, jo vetem per kolegen e tyre. Jane me qindra video denigruese per njerezit qe nuk e can njeri koken. Video te dala nga emisione pacavure ne TV kombetare. Nuk perben lajm se eshte Elia qe uleret, si te gjithe videot e tjera eshte.

    Përgjigju
  • Baba: 09/03/2024 19:37

    Kur do ta kuptojn grate se burrat nuk i kane prone re tyre hahahaha

    Përgjigju
  • LORA: 09/03/2024 16:57

    Respekt per kete solidaritet intelektual dhe human te komunitetit te artisteve me Elia Zaharine.

    Përgjigju
    • Ciljeta @ libero. It: 09/03/2024 22:33

      Intelektual? Me te ardhe turp, solidarizoheni se gruaja rref burrin. Ju duhet te solidarizoheni me personazhe qe japin kontrobut per kulturen e vendit jo me nje histerike qe ulurin si è cmendur

  • Po mër po: 09/03/2024 16:01

    Pra 144 e pranojnë që është video dhunë, ndaj 'princ Lekës'? Po videon kush e shiti $$$ !? Se tani del që dikush aty brenda komisariatit është i kompromentuar .

    Përgjigju
    • Parajsë për taksa: 10/03/2024 08:06

      Mbështes peticionin. Ndal dhunës. Nxirr telefonin.

    • Maduba: 09/03/2024 22:06

      Plotësisht dakort me peticionin

    • Jo mer jo: 09/03/2024 17:31

      Princit te shkrete qe u dhunua nga ish gruaja dhe vjerri ja nxorën videon ata super avokate stratege qe ka. Kur ta kuptoj princi qe ata super shoket e rinje qe ka bere pasi e ndan nga gruaja do I marin leket, pallatin dhe gruan e re, do veje te bej denoncim per dhunuesit e vertet. Mos u merzit princi se keto jane strategji te vjetra, sje as I pari as I fundit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?