Policia e armatosur është vendosur në qytetin zviceran të Sionit pas incidentit

Sulmi me dy të vrarë në Zvicër, arrestohet autori

12 Dhjetor 2023, 11:17| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 11:19

  • Share

Policia zviceriane ka vënë në pranga autorin e sulmit me armë zjarri, 36 vjeçar, Sebastien Robin, ditën e djeshme (11 Dhjetor), ku dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër i plagosur rëndë. Sipas raportimit nga BBC ngjarja ka ndodhur në qytetin jugor të Sionit. 

Një grua, 34 vjeç, u vra në një park makinash pak pas orës 07:00 (06:00 GMT) dhe një burrë, 41 vjeç, u qëllua për vdekje pak minuta më pas.

I armatosuri i dyshuar u gjet në veri të Sionit në orën 15:43 pas një gjuetie tetë orëshe.

Policia kantonale e Valais tha se mori një telefonatë në orën 07:15 se një person ishte plagosur në një parkim makinash në Rue Oscar-Bider.

Të shtëna thuhet se u raportuan në kompaninë e pikturës Sarosa në zonën e Ronquoz. 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?