Foto ilustruese

Sulm me armë në Zvicër, 2 viktima dhe një i plagosur! Identifikohet autori, policia thirrje qytetarëve: Nëse keni informacione na kontaktoni

11 Dhjetor 2023, 11:42| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 12:29

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sion, Zvicër, ku si pasojë e një sulmi me armë, dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Policia tha se i dyshuari, i cili nuk është identifikuar, hapi zjarr në dy lokacione të ndryshme në qytetin e Sionit, i cili ka rreth 35,000 banorë.

Sipas autoriteteve, autori i njihte viktimat por nuk dhanë detaje të mëtejshme, duke shtuar se ai mbetet ende i lirë, raporton Reuters.

Zvicra, një vend me rreth 9 milionë banorë, ka një shkallë të lartë të posedimit të armëve.

Small Arms Survey, një organizatë me bazë në Zvicër që monitoron tendencat globale të dhunës së armatosur, vlerëson numrin e armëve të zjarrit në posedim të civilëve në 2.3 milionë.

Policia ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione për këtë individ t’i kontaktojë menjëherë, raportojnë mediat e huaja.

Policia specifikon se ky person është i rrezikshëm dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përpiqeni ta arrestoni vetë ose t'i afroheni.

Ora 12:25
'Nëse keni informacione na kontaktoni', policia thirrje qytetarëve për ndihmë, identifikohet autori i sulmi me dy të vrarë në Zvicër

1702293921_iden.jpg

Sebastien Robin

Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos nga të shtënat në qytetin zviceran të Sion të hënën, tha policia. Së fundmi është identifikuar autori i sulmit i cili është një 36 vjeçar, Sebastien Robin.

Policia ka bërë thirrje që kushdo që ka informacione për këtë individ t’i kontaktojë menjëherë, raportojnë mediat e huaja.

Policia specifikon se ky person është i rrezikshëm dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përpiqeni ta arrestoni vetë ose t'i afroheni.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?