Spanjë, 132 të vdekur dhe mbi 5000 të infektuar. Qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

14 Mars 2020, 14:18
  • Share

Kryeministri spanjoll Sanchez ka mbledhur sot qeverinë dhe ka miratuar një dekret përmes të cilit shpall gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë 15 ditore. Në kryeqytetin Madrid situata është veçanërisht kritike. Spitalet thuajse janë të tejmbushur nga të infektuarit. Spanja, e cila prej ditësh është renditur në vendin e dytë në Europë pas Italisë për numrin e infeksioneve nga koronavirusi, sipas ‘El Pais’, tashmë ka 5100 të testuar pozitiv me Covid-19 dhe 132 viktima. Më shumë se 2000 të infektuar janë konstatuar në Madrid. Sipas autoriteteve të shëndetit, deri në fundjavën tjetër numri i tyre mund të shkojë në 10 000.

Kryeministri spanjoll Sanchez tha se “vendi ndodhet në fazën e parë të luftës kundër virusit të përhapur në të gjitha vendet e botës dhe veçanërisht në kontinentin europian”.

Për kryeministrin, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të thotë mobilizim i të gjitha mjeteve ekonomike, shëndetësore, publike dhe private, civile dhe ushtarake, për të mbrojtur jetën e qytetarëve. Sanchez tha gjithashtu: fitorja varet nga secili prej nesh, heroizmi i secilit qëndron në larjen e duarve dhe qëndrimin në shtëpi. Në kryeqytetin Madrid dhe qytete të tjera, autoritetet lokale kanë ndërmarrë një sërë masash në përpjekje për të kufizuar përhapjen e virusit, si mbyllja e bareve dhe restoranteve, diskotekave dhe shkollave. Në veri, Katalonja ka mbyllur aktivitetet tregtare, palestrat dhe vendpushimet e skive.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ OBSH: Mbi 149 mijë raste në të gjithë botën, 527 të rinj të shëruar të rinj në Itali e 1441 viktima


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?