Foto nga droga e sekuestruar në Spanjë

Spanja/ U sekuestruan 11 tonë kokainë, mes 20 të arrestuarve shqiptarë, kolumbianë e spanjollë! Detaje të reja

13 Dhjetor 2023, 12:05| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 12:09

  • Share

Policia spanjolle sekuestroi dy ngarkesa me 11 tonë kokainë që po trafikoheshin nga “karteli ballkanik” me qëllimin për tu shpërndarë në tregun e BE-së gjatë krishtlindjes.

“Në një javë, ne kemi arritur të heqim 11ton kokainë nga tregu”, tha kreu i Brigadës Qendrore të Njësisë për Drogën dhe Krimin e Organizuar në policisë spanjolle, Antonio Martínez Duarte.

Sipas Euronevvs, të dy ngarkesat, po transportoheshin nga organizata kriminale shqiptare ndërsa në pranga gjatë dy operacioneve kanë rënë 20 persona. Arrestimet u kryen nga fundi i nëntorit deri ditën e djeshme, ndërkohë që shumica e të dyshuarve janë shqiptarë, një kokumbian, një domenikan dhe disa spanjollë, përfshirë edhe biznesmenin e peshkut që dyshohet se ka bashkëpunuar me trafikantët.

Policia tha se droga erdhi nga Kolumbia nëpërmjet Ekuadorit dhe u zbulua në kontejnerë që kishin mbërritur në portet e Vigos, në Galicia dhe Valencia. Në operacionin e parë, në Vigo, policia sekuestroi 7.5 ton kokainë të fshehur në fileto peshku të ngrirë. Kjo ishte kapja më e madhe e bërë ndonjëherë në rajonin spanjoll që ka shërbyer prej kohësh si një portë kalimi për kokainën nga Amerika Latine për në Evropë.

Operacioni i dytë, në Valencia, rezultoi në sekuestrimin e 3.4 tonë kokainë të fshehur në fundet e dyfishta të kontejnerëve që po transportoheshin me anije.

Zyrtari i policisë spanjolle bëri të ditur se të dy operacionet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, veç faktit se organizatat që qëndrojnë pas trafikimit të kokainës janë me origjinë shqiptare", pjesë e atij që njihet si “Karteli ballkanik”. Duarte ka shtuar më tej se këto organizata janë vendosur në vendet e origjinës së kokainës në Amerikën Latine dhe kontrollojnë transportin e drogës nga nisja deri në mbërritje.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?