Policia Kombëtare spanjolle ka sekuestruar 11 ton kokainë në vetëm një javë në Galicia dhe Valencia. Sipas mediave spanjolle, kokaina ishte e fshehur në kontejnerët detarë nga Amerika Latine, në atë që përfaqësonte kapjen më të madhe të kësaj droge në Spanjë dhe një goditje të rëndë për organizatat shqiptare, i cili është më “i fuqishmi” aktualisht në Evropë.
Këtë të martë (12 Dhjetor) përgjegjësit e Njësisë për Drogën dhe Krimin e Organizuar të Policisë Kombëtare së bashku me ata të Agjencisë Tatimore kanë detajuar rezultatet e dy operacioneve të ndryshme të kryera në fund të nëntorit dhe në javën e parë të dhjetorit.
Operacioni Tonara ka qenë kapja më e madhe e kokainës në Galicia me 7.5 ton drogë të hequr nga kontejnerë dhe të fshehur në ton të ngrirë, që rezultoi në arrestimin e pesë personave.
Ndërsa operacioni i dytë, i quajtur Fulgor, ka lejuar arrestimin e 15 personave, i fundit prej tyre ishte ditën e djeshme (11 Dhjetor) në Madrid, dhe sekuestrimin e 3.5 tonë drogë që mbërriti më shumë se një muaj më parë në portin e Valencias.
Kryekomisari i Brigadës Qendrore të Narkotikëve, Antonio Duarte, tha se edhe megjithëse janë dy operacione të ndryshme, ka disa hallka të përbashkëta.
S.S//ReportTv.al"Pas të dyja dërgesave qëndrojnë rrjetet shqiptare, të cilat janë organizatat që kanë monopolizuar dërgesën e drogës drejt Europës në kontejnerë të dyfishtë nga deti”, tha ai.