Afera 'Partizani'/ SPAK kërkon arrestimin, deputetët e Rithemelimit padi në Kushtetuese: Të pezullohet masa shtrënguese ndaj Sali Berishës

14 Dhjetor 2023, 13:29| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 21:08

  • Share

TIRANË- Pasi SPAK i kërkoi Kuvendit që t’i heqë mandatin Sali Berishës, për t’i hapur rrugë arrestimit të tij, ky i fundit ka mobilizuar grupin e deputetëve mbështetës me qëllim shpëtimin nga drejtësia. Deputetët e Rithemelimit kanë bërë një padi në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkojnë që të pezullohet vendimi i GJKKO për masën shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij.

Objekti i padisë, i cili u depozitua nga deputeti i Rithemelimit Oerd Bylykbashi, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit ligjor Ivi Kaso dhe Franc Nuri, sipas tyre konsiston në zgjidhjen e kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK e GJKKO për sa i takon çështjes së heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë së Deputetit të Kuvendit.

Deputetët e Rithemelimit, pretendojnë se masa e marrë ndaj Sali Berishën ‘detyrim paraqitje’, më 20 tetor, për aferën e privatizimit të klubit sportiv Partizani, është antikushtetuese dhe është marrë pa u kërkuar paraprakisht autorizimin e Kuvendit.

Ata kërkojnë që të pezullohet masa shtrënguese ndaj Berishës derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.

‘Ne kërkuesit, me cilësinë e 1/5 të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, po Ju parashtrojmë në vijim faktet, provat dhe argumentat ligjore, se përse kemi paraqitur këtë kërkesë, e cila në thelb synon të zgjidhë konfliktin e kompetenca ndërmjet institucionit të Kuvendit nga njëra anë dhe pushtetit gjyqësor nga ana tjetër, për sa i përket heqjes dhe/ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit. Nisur nga sa do të argumentojmë në vijim, ne kërkuesit i kërkojmë gjithashtu Gjykatës Kushtetuese interpretimin përfundimtar të Nenit 73, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që konflikte të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen.’- thuhet në padinë e deputetëve të Rithemelimit.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi më (12 dhjetor) Kuvendit autorizimin për arrestimin e Sali Berishës në kushtet kur ish-kryeministri në hetim për aferën e privatizimit të klubit “Partizani”, nuk zbatoi masën e gjykatës, atë të detyrimit për tu paraqitur. SPAK kërkoi ta zëvendësojë masën dhe ta ashpërsojë në arrest shtëpie ose arrest me burg, vendim që më tej do të presë vulën e gjykatës.

Sali Berisha është në hetim për korrupsion pasiv mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi akuzohet edhe për pastrim parash. Gjyqtarja Ilirjana Olldashi, e cila ka apartament në kullat e Malltezit, ia zbuti masën duke e nxjerrë nga qelia në arrest shtëpie.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tata: 15/12/2023 12:49

    Po firmetaret,jane reale apo falco,se gjithcka ben ky derri me banden e tij.

    Përgjigju
  • Niku: 14/12/2023 19:39

    Komunistat e betuar japin dhe jeten per babain e tyre Sali ,. Kur do vij ajo dite qe te shporren keta komunista qe shqiperia te jete e lire te eci perpara, keto soj fytyrash u bene gangrene per vendin ,zoti vonon por nuk harron.

    Përgjigju
  • Dida: 14/12/2023 16:59

    Idiot Sala dhe ata qe e elektrizonin qe nuk u paraqit mendoj se do i vinte ne loje SPAK, tani e kuptok dhe do pendohet me kerkesen ne Kuvend se do arrestohet,se ashtu ishte i lire. E hengre me ne fund o sal do marrrsh me vete edhe Shkelezenin dhe sebashku me dhendrin lozni domino

    Përgjigju
  • Ehuuu: 14/12/2023 16:49

    Dhe shajne komunistat keta.

    Përgjigju
  • Adrian: 14/12/2023 16:11

    Ha,ha,ha çfare kerkese.Te knaqin democratet me nivelin qe kane. Paskan zgjedh menyren me idiote per me mbrojt Salen deri n'fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?