Sali Berisha

Këshilli i Mandateve vendos të hënën për autorizimin e SPAK për arrestimin e tij, Sali Berisha thërret 'ushtarët e fundit' në protestë

14 Dhjetor 2023, 16:07| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 21:09

  • Share

Sali Berisha ka zgjedhur të nxjerrë besnikët e tij të fundit në protestë të hënën ditën kur në Këshillin e Mandateve do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së tij.

Në ditën që SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin për arrestimin e Berishës përmes zëvendësimit të masës nga “detyrim paraqitje”, të cilën ai nuk e zbatoi 3 herë radhazi, në arrest me burg ose arrest në shtëpi, kreu i Rithemelimit nën hetim për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” sërish u kërkoi mbështetësve të tij të ngrihen në protesta.

Mbledhja e përbashkët me grupin e Gazment Bardhit pati debate, pasi edhe krahu i djathtë i Berishës, Flamur Noka kundërshtoi duke thënë se nuk duhet protestë në këto momente. Kundër planit të Berishës për protesta në këto momene siç mësoi Report Tv, u shpreh dhe Gazment Bardhi, i cili siç është vënë re, ka bojkotuar aktivitetet e fundit të Berishës si në rastin e festimeve për 33 vjetorin e themelimit të PD apo dhe në Kuvendin e Rithemelimit.

Thirrjen e protestës Sali Berisha e ka argumentuar me mbrojtjen e të drejtave të opozitës, por deputetët nuk kanë dashur të krijojë paqartësi të aksionit opozitar në të njëjtën kohë që SPAK kërkon arrestimin e ish-kryeministrit. Por nuk dihet se sa prej tyre do ta ndjekin në protestën e thirrur të hënën, 18 dhjetor.

Kuvendi njoftoi se kërkesa e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit, do të zhvillohet në orën 12.00, të së hënës në Kryesinë e Kuvendit.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Den: 14/12/2023 16:45

    Te henen te gjithe ne proteste Ftoj te gjithe eunuket berishes,te tru shplaret dhe mercenaret, haxhi qamilistet,me parrullen demokraci dhe liri per kusaret dhe vrasësit dhe lironi kullat e sekuestruara.Mos prekni Shkëlzenin dhe argiten.Rrofte Haxhi Qamil Berisha qe i bofte varri mehajne

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 14/12/2023 16:43

    Ky salehu diten e hene do haje nje m*t te madh sa do te çudite jo vetem trutharet qe e ndjekin po edhe tërë ishkryeministrat e deritashem pa harruar edhe edvinin e OLSIT dhe ishpresidentet pa harruar edhe begun aktual te edvinOLSIT.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?