Partizani - Tirana

Sot Partizani - Tirana/ Derbi i kryeqytetit vlen afërsisht 11 milionë euro, gjykon Ferataj

16 Shkurt, 15:36| Përditesimi: 16 Shkurt, 17:19

  • Share

Superliga shqiptare luan sot derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Në 19:00 të gjitha rrugët të çojnë në "Air Albania", për ndeshjen më të 'luftuar' në vend. Përballja e sotme është e treta për këtë sezon dhe vlen për javën e 24-t.

Në total në të gjitha kompeticonet dueli është i 202 mes tyre, me Partizanin që është në avantazh në përballjet direkte. Me vetëm tri pikë më shumë, Partizani renditet në vendin e dytë në Superligë, ndërsa Tirana në të katërtin.

Nëse marrim vlerat e skuadrave në total, këtë mbrëmje në fushë do zbresin afërsisht 11 milionë euro. Skuadra e Partizanit vlen 6.45 milionë euro në "Transfermarkt", duke qenë më e shtrenjta në vend. Tirana nga ana tjetër vlen 4.25 milionë euro.

Lojtari më i shtrenjtë i Partizanit është Arinaldo Rrapaj me vlerën 650 mijë euro, ndërsa Hoxhallari te Tirana vlen 350 mijë euro. 43 trofe të Superligës zbresin sot në fushë.

Tirana, klubi më i titulluar në vend ka fituar 26 trofe të Superligës, përkundrejt 17 të Partizanit. Për momentin janë më shumë se 8 mijë bileta të shitura. 

Olsid Ferataj ka marrë besimin e Sektorit të Gjykimit në FSHF dhe që jetë ai që do vendosë drejtësi në derbin e sotëm mes Partizanit dhe Tiranës.

Ora 15:46
Për herë të parë në karrierë, mësohet arbitri që gjykon Partizani - Tirana

Së bashku me stemën e FIFA-s, Olsid Ferataj ka marrë edhe besimin e Sektorit të Gjykimit në FSHF. Do jetë pikërisht Ferataj që do vendosë drejtësi në derbin e sotëm mes Partizanit dhe Tiranës. Ndihmësa të tij do jenë Avdo dhe Zalla. Në "regjinë" e VAR Bajramaj së bashku me Cjapin. Dueli fillon në 19:00 në "Air Albania".

Kryesor: Olsid Ferataj

Asistentë: Rejdi Avdo, Arbër Zalla

VAR: Kreshnik Bajramaj AVAR: Kreshnik Cjapi

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • kastriot: 16/02/2024 16:25

    Suksese Sidi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?