Sinjalistikat orientuese për maturantët në shkollë

Sinjalistikë, dezinfektues dhe tavolina larg njëra-tjetrës, shkollat gati për të pritur maturantët të hënën

16 Maj 2020, 16:08| Përditesimi: 16 Maj 2020, 18:28

  • Share

Më 18 maj maturantët në të gjithë vendin i rikthehen shkollave për 3 javë për t'u përgatitur për provimet e maturës dhe duket se gjithçka është gati. Sinjalistika, dezinfektues, postera informuese, ruajtja e distancës së tavolinave dhe dezinfektimi i ambienteve të shkollave janë kryer të gjitha, gjithçka që pritet është ardhja e të nxënësve pas më shumë se 3 muaj mësim online nga shtëpia.

Duke qenë se jemi ende në periudhë pandemie, masat për rikthimin e tyre janë të larta në mënyrë që të sigurohet shëndeti jo vetëm i maturantëve, por dhe i mësuesve dhe familjarëve të tyre. Shkollat janë përgatitur për pritjen e maturantëve, ku bankat tashmë janë vendosur në pozicionin e tyre për të respektuar distancimin social, dezinfektuesit janë të pranishëm në çdo tavolinë që do të ketë maturantë si dhe janë vendosur postera dhe sinjalistikë me pika të verdha e shigjeta që të orientojnë të rinjtë se ku duhet të qëndrojnë dhe të kalojën në mënyrë që të shmangin kontaktin fytyrë më fytyrë dhe të ruajnë distancën me shokun për të shmangur sa më shumë përhapjen e infeksionit të koronavirusit.

Gjithashtu tualetet, ambientet e klasave dhe të gjitha ambientet në shkollat e vendin janë pastruar dhe dezinfektuar për të mirëpritur maturantët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?