Shkollat e mesme dhe profesionale në veri të vendit janë bërë gati për të hapur dyert për maturantet. Institucionet arsimore janë dezinfektuar si dhe janë përshtatur konform rregullave të përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19.
Drejtori i Arsimit për Veriun, Bardhok Pulaj thotë se në çdo shkollë do të jetë prezenca e bluzave të bardha për të asistuar në kontrollin e nxënësve dhe zbatimin e masave të përcaktuara.
'Janë marrë të gjitha masat që sipas standardeve për mbrojte nga covid 19. Çdo shkollë do të ketë mjekun ose infermierin për të bërë kontrollet e nevojshme", tha Bardhok Pulaj, Drejtor i Rajonal i Arsimit
Në rajonin e veriut janë 87 shkolla të mesme dhe profesionale si dhe 12 jopublike të cilat do ta hapin dyert për maturantet më 18 Maj, ndërsa do të monitorohen për të shmangur rrezikun e përhapjes së covid-19