Të tjera detaje janë zbuluar nga grabitja në Klos. Mësohet se është grabitur familja e Përparim Lleshit.
Dyshohet se grabitësit kanë hyrë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, ku më pas kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij dhe pas i kanë lidhur me litar. Më pas grabitësit kanë marrë nga shtëpia 8 mijë euro, 1 milion lekë të vjetra dhe sende me vlerë.
Një i afërm thotë se djali ka pësuar fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nëna po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.
“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.
Lajmi kryesor:
Pesë persona të armatosur e të maskuar grabisin një shtëpi në Klos, autorët lidhën nënë e bir dhe i dhunuan! Marrin 8 mijë euro e sende me vlerë
SI.E.//ReportTv.al