Pesë persona të armatosur e të maskuar grabisin një shtëpi në Klos, autorët lidhën nënë e bir dhe i dhunuan! Marrin 8 mijë euro e sende me vlerë

2 Tetor 2022, 09:28| Përditesimi: 2 Tetor 2022, 20:19

  • Share

Një grabitje me armë zjarri u regjistrua në fshatin Dom të Bashkisë së Klosit. Ngjarja ndodhi rreth orës 03.30 të mëngjesit të kësaj të diele, ku 5 persona të armatosur me maska grabitën një banesë në fshati. Paraprakisht dyshohet se grabitësit morën rreth 8 mijë euro, 1 milion lekë dhe sende të tjera me vlerë.

Grabitësit hynë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, rrahën me qytat e armëve anëtarët e familjes Përparim Lleshi dhe më pas i lidhën me litar.

Një i njohur i familjes rrëfen tmerrin që të afërmit e tij përjetuan nga grabitësit. Ai thotë se djali ka pësuar fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nëna po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.

“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.

Policia ndërkohë shoqëroi gjashtë persona në Komisariat në lidhje me ngjarjen, ndërsa vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të  përfshirë në këtë ngjarje, pasi nuk ka asnjë gjurmë nga autorët.

Ora 20:07
Dhunimi dhe grabitja e familjes në Klos, deputetja  e PD-së: Prokuroria të zbardhë ngjarjen

1659121966_cupi.jpg

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Klos, ku familja Lleshi u dhunua e më pas u grabit. Çupi i kërkon prokurorisë dhe policisë që të zbardhet ngjarja.

‘Ngjarja e rëndë kriminale e grabitjes dhe dhunimit të familjes Lleshi, në fshatin Dom, Klos ka prekur të gjithë banorët e kësaj zone. Siç edhe e deklarojnë banorët e fshatit , familja Lleshi  njihet si familje punëtore, e ndershme e paqtë. 

Si deputete e tyre, në qarkun Dibër, kêrkoj  Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër të zbardhin menjëherë ngjarjen që ka tronditur komunitetin fisnik të Klosit. Vonesa në zbardhjen e ngjarjes janë rënduese për drejtorinë  vendore të qarkut Dibër.

Gjendja e pasigurisë në vend është e papranueshme . Jeta e qytetarëve duhet  të jetë e barabartë, e sigurtë dhe me vlerë, si në Tiranë, Vlorë dhe Dibër.’- shkruan Çupi.

Ora 10:47
Grabitja me armë dhe dhunimi i familjes në Klos, policia jep detajet: Janë shoqëruar 6 persona

1664698524_jgfd.jpg

6 persona janë shoqëruar nga policia e cila po zhvillohen hetimet e para për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Klos të Dibrës, ku një familjeje u grabitën disa mijëra euro.

“Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022,  në fshatin Dom, Klos,  persona ende të paidentifikuar dyshohet  nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll,  e cila ndodhej në banesë së bashku me djalin e saj   dhe me forcë   ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare. Shërbimet e Policisë kanë  shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës  për kapjen e personave të  përfshirë në këtë ngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Ora 10:12
Si ndodhi grabitja në Klos, autorët lidhën nën e bir dhe i dhunuan, më pas morën mbi 8 mijë euro

 

Të tjera detaje janë zbuluar nga grabitja në Klos. Mësohet se është grabitur familja e Përparim Lleshit.

Dyshohet se grabitësit kanë hyrë me forcë duke shqyer dyert e shtëpisë, ku më pas kanë rrahur me qytat e armëve Përparim Lleshin dhe nënën e tij dhe pas i kanë lidhur me litar. Më pas grabitësit kanë marrë nga shtëpia 8 mijë euro, 1 milion lekë të vjetra dhe sende me vlerë.

Një i afërm thotë  se djali ka pësuar fraktura të mëdha në kokë, (4 fraktura) dhe nëna po ashtu, pasi janë goditur me qytën e automatikut.

“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi”, tha i afërmi, që është dhe banor i zonës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Per liken: 02/10/2022 14:45

    O like Po nderroje kaseten mor burre se ngele tek Saliu, dorezohu njehere refuzoje Sufllaqen.

    Përgjigju
  • Likja: 02/10/2022 12:46

    Keto jane mbeturinat e sali gallates

    Përgjigju
  • Arbërori: 02/10/2022 10:39

    Tani kan filluar të veprojn hordhit Edvin shkjaut shqipfolës nga serbia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?