Shtrenjtimi i shportës së ushqimeve arrin rekord këtë vit! Në janar-shtator, zarzavatet janë rritur me 16.8%! Eksperti Rrapaj: Ndikojmë kostot, TVSH-ja e importi

15 Tetor 2023, 21:15| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 21:48

  • Share

Shtrenjtimi i perimeve, frutave, bukës apo produkteve të mishit e peshkut nuk ka të ndalur në vend. Prej janarit deri në fund të shtatorit zarzavatet janë shtrenjtuar me 16.8%, krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të INSTAT, kulmi ishte në muajin qershor dhe shtator.

Por pse po shtrenjtohen perimet në kulmin e prodhimit në vend?

“Kostoja është kryesore. Rritja e çmimeve të lëndëve të para që ne importojmë pasi importojmë tre dhe eksportojmë një është elementi kyç. E dyta është TVSH-ja, pasi po futet si element i kostos së produktit, dhe duke u futur si i tillë është rënduar tek çmimi në kosto, plus çmimi që rrisin segmentet e tjera deri tek konsumatori. Së treti mungesa e prodhimit në kohë të caktuar ndikon në çmim, pasi në kohë të caktuar kemi mungesë prodhimi për produkte të caktuara”, pohon kryetari i agrobiznesit në vend Agim Rrapaj.

Jo vetëm perimet, që këtë vit kanë qenë më të pakta në tryezat e shqiptarëve për shkak të çmimit të lartë, por edhe bulmeti nuk po njeh stopim të shtrenjtimit. Nga të dhënat e përpunuara rezulton se në 9 muaj produktet e bulmetit dhe vezët që ju kanë kushtuar qytetarëve 16.7% më shumë se vjet.

Po ashtu është shtrenjtuar me 11.5% mishi, ndjekur nga çmimi i produkteve të peshkut që është rritur me 10.6% si dhe buka e drithërat që kushtuan 6.3% më shumë se vjet.

Shtrenjtimi i ushqimeve gërryen të ardhurat e familjeve, të cilat shpenzojnë rreth 40% të buxhetit të tyre për produktet ushqimore.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ben: 16/10/2023 09:22

    O expert,nuk ndiko tvsh,importi etc,ndikon babezia,perqindja,marzhi qe i fusin per fitim.Teper te larta,ketu duhet te nderhuje shteti.Shiko ne Itali,Greqi.

    Përgjigju
  • Or tej: 16/10/2023 07:24

    Meqenese importojme 3 dhe eksportojme 1 pse nuk bjen cmimi meqenese leku eshte forcuar ne krahasim me euron or teeeejjjj

    Përgjigju
  • Qwert: 15/10/2023 22:12

    Haha kryetar agim rrapaj haha hajdut ordiner esht agimi duhet te ishte ne burg me koh..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?