Shorti i Euro 2024/ Zbulohen kundërshtarët, Shqipëria në ‘grupin e vdekjes’, përballë me 2 ish-kampione bote! Sylvinho: Do tregojmë forcën tonë

2 Dhjetor 2023, 10:43| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 23:53

  • Share

Kampionati Europian ‘Euro 2024’ do të nisë me përballjen Gjermani-Skoci në 14 qershor. Ndërsa gjatë hedhjes së goglave, fati nuk ishte në krah të Shqipërisë, pasi mes 3 skuadrave që do të përballemi, janë edhe 2 ish-kampionë bote si Spanja, Italia si dhe Kroacia e cila ishte skuadra nënkampione në Kupën e Botës 2018.

Për shortin reagoi edhe trajneri i kombëtares Sylvinho i cili tha se grupi është shumë i vështirë pasi jemi përballë kundërshtarëve që kanë shumë eksperiencë. 

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Dortmund”, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Hamburg”. Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.

Përballjet e plota në grupe:

Grupi A: Gjermani, Hungari, Skoci, Zvicra

Grupi B: Spanjë, Shqipëri, Kroaci, Itali

Grupi C: Angli, Danimarkë, Sllovenia, Serbi

Grupi D: Francë, Austri, Holanda, fituesi i play off në grupin A

Grupi E: Belgjikë, Rumani, Sllovaki, fituesi i play off në grupin B

Grupi F: Portugali, Turqi, Çeki, fituesi i play off në grupin C

Për fazën me eliminim të Europianit kualifikohen dy ekipet e renditura të parat dhe katër të tretat më të mira. Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në histori në Europian si fituese e grupit E eliminator. Europiani i Gjermanisë do të zhvillohet në dhjetë qytete, nga 14 qershori deri në 14 korrik të vitit të ardhshëm.

Ora 21:13
Shqipëria kundër kombëtareve 'big', media serbe: Ferri për shqipet në Gjermani

1701548373_3728076profimedia0826191732ls.jpg

Serbia shmangu përballjen me Shqipërinë në Euro 2024, teksa në fazën e grupeve do të përballet me Danimarkën, Anglinë dhe Slloveninë.

Media serbe Kurir shkruan: "Ferri për shqipet në Gjermani. Serbia zbulon rivalët, Kroacia kundër Shqipërisë dhe dy gjigandëve."

Ora 19:42
'Grup i vështirë përballë kundërshtarëve me shumë eksperiencë', Sylvinho flet pas shortit të Euro 2024

Trajneri i Kombëtares Sylvinho ka folur pas shortit të Europianit ku e ka cilësuar grupin B si shumë të vështirë, për faktin se kundërshtarët kanë shumë eksperiencë.

“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur."

A folët me Spalettin për shortin? “Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

Armë plus që i njeh këto dy filozofi? “E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë.

Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale,”-u shpreh ai për Digitalb

Ora 19:23
Kalendari i plotë për fazën me eleminime të Euro 2024-ës, datat dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet

1701539615_euro2024.jpg

Është publikuar kalendari i plotë i ndeshjeve në kompeticionin Euro 2024, që nis me përballjen Gjermani-Skoci. Kampionati europian pritet të zgjasë nga 14 qershori deri në 14 korrik 2024.

 

14 qershor

Gjermani vs Skoci (Munich, 21:00)

15 Qershor

Spanjë vs Kroaci (Berlin)

Itali vs SHQIPËRI (Dortmund)

Hungari vs Zvicër (Cologne)

 

16 Qershor

Danimarkë vs Angli (Gelsenkirchen)

Play Off A vs Holandë (Hamburg)

Slloveni vs Serbi (Stuttgart)

 

17 Qershor

Austri vs Francë (Düsseldorf)

Belgjikë vs Sllovaki (Frankfurt)

Rumani vs Play Off B (Munich)

 

18 Qershor

Portugali vs Çeki (Leipzig)

Turqi vs Play Off C (Dortmund)

 

19 Qershor

Kroaci vs SHQIPËRI (Hamburg)

Skoci vs Zvicër (Cologne)

Germany vs Hungari (Stuttgart)

 

20 Qershor

Spanjë vs Itali (Gelsenkirchen)

Danimarkë vs Angli (Frankfurt)

Slloveni vs Serbi (Munich)

 

21 Qershor

Play Off A vs Austri (Berlin)

Holandë vs Francë (Leipzig)

Sllovaki vs Play Off B (Düsseldorf)

 

22 Qershor

Play Off C vs Çeki (Hamburg)

Turqi vs Portugali (Dortmund)

Belgjikë vs Rumani (Cologne)

 

23 Qershor

Zvicër vs Gjermani (Frankfurt)

Skoci vs Hungari (Stuttgart)

 

24 Qershor

Kroaci vs Itali (Leipzig)

SHQIPËRI vs Spanjë (Düsseldorf)

 

25 Qershor

Holandë vs Austri (Berlin)

Francë vs Play Off A (Dortmund)

Angli vs Slloveni (Cologne)

Danimarkë vs Serbi (Munich)

 

26 Qershor

Çeki vs Turqi (Hamburg)

Play Off C vs Portugali (Gelsenkirchen)

Sllovaki vs Rumani (Frankfurt)

Play Offf B vs Belgjikë (Stuttgart)

Ora 19:10
Shqipëria e nis europianin përballë Italisë, ja kur ndeshet me Spanjën dhe Kroacinë (Datat+stadiumet)

1701511219_kombetarjashqiptare.jpg

Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Dortmund”, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Hamburg”. Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.

Ora 19:06
Përballjet me Kroacinë Italinë dhe Shqipërinë, mediat spanjolle pas shortit: Spanja ra në 'grupin e vdekjes'

1701538655_euro2024shorti.jpg
Grupi B ka rezervuar përballje “të frikshme” mes skuadrave që janë pjesë, Spanjës, Italisë, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Mediat spanjolle dhe italiane kanë shkruar për hedhjen e shortit duke e konsideruar si “shorti i vdekjes” për skuadrat e tyre kombëtare.

Këto ishin titujt nga mediat spanjolle e italiane “Marca, AS dhe TgCom 24”.

Artikulli i 
Ora 18:52
E PLOTË/ Shorti i ‘Euro 2024’, përballjet e skuadrave në 5 grupe! Ndeshja hapëse Gjermani-Skoci në 14 qershor

1701539615_euro2024.jpg

Sot  në Hamburg të Gjermanisë u hodh shorti për ndeshjet në grupe në kuadër të kampionatit europian “Euro 2024” që nis në 14 korrik.

Ndeshja hapëse e kompeticionit do jetë Gjermani-Skoci në 14 qershor.

Përballjet e skuadrave në grupe:

Grupi A: Gjermani, Hungari, Skoci, Zvicra

Grupi B: Spanjë, Shqipëri, Kroaci, Itali

Grupi C: Angli, Danimarkë, Sllovenia, Serbi

Grupi D: Francë, Austri, Holanda, fituesi i play off ne grupin A

Grupi E: Belgjikë, Rumani, Sllovaki, fituesi i play off të grupit B

Grupi F: Portugali, Turqi, Çeki, fituesi i play off të grupit C

Ora 18:48
Dy kampione bote përballë, zbulohen kundërshtarët e Shqipërisë në fazën e grupeve të ‘Euro 2024’

1701539442_euro2024shorti.jpg

Shqipëria ka mësuar skuadrat me të cilat do të përballet në grupe në kampionatin europian ‘Euro 2024’ Në grupin B, Shqipëria do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Ora 18:39
Zbulohet skuadra e parë kundërshtare e Shqipërisë në grupin B të 'Euro 2024'

1701538751_shortieuro2024.jpg

Spanja është kundërshtari i parë i Shqipërisë në grupin B. Ndërkohë në Hamburg vijon hedhja e goglave për caktimin e skuadrave që do të përballen me njëra tjetrën në fazën e grupeve që nis në 14 korrik 2024.

Ora 18:36
Shorti i Europianit 2024, nis hapja e goglave në Hamburg të Gjermanisë, Shqipëria në vazon e dytë

1701538476_shortieuro2024.jpg

Ka nisur shorti i hedhjes së goglave në Hamburg të Gjermanisë, Shqipëria pret të zbulojë skuadrat me të cilat do përballet në grupe në kuadër të kualifikueseve.

Deri tani në hapje të vazos së parë ndarja e skuadrave në grupe është si më poshtë:

Grupi A: Gjermani

Grupi B: Spanjë

Grupi C: Angli

Grupi D: Francë

Grupi E: Belgjikë

Grupi F: Portugali

 

Ora 15:26
VIDEO/ Para hedhjes së shortit, legjenda e Holandës Sneijder, parashikon Shqipërinë si skuadrën ‘surprizë’ në Euro 2024

 

Legjenda e kombëtares Holandeze, Wesley Sneijder në prag të hedhjes së shortit për ndeshjet në grupe të Euro 2024, ka bërë parashikimet e tij mbi lojtarët më të mirë, skuadrën suprizë dhe skuadrën fituese të kampionatit.

Ai u shpreh se pret që skuadra suprizë në “Euro 2024” do jetë Shqipëria.

Më poshtë parashikimet e Sneijder:

Lojtari i ri më i mirë: Jude Bellingham

Skuadra surprizë: Shqipëria

Golashënuesi kryesor: Harry Kayne

Lojtari më i mirë: Kylian Mbappe

Ndeshja finale: Francë-Angli

Skuadra fituese e Euro 2024: Anglia

Ora 14:59
UEFA miraton përfitimet për ekipet pjesëmarrëse në ‘Euro 2024’, sa është shuma që përfiton kombëtarja shqiptare nëse fiton në grupe

1698941253_fshf.jpg

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s sot në Hamburg ka miratuar zyrtarisht përfitimet për ekipet pjesëmarrëse të Euro 2024.

Federata Shqiptare e Futbollit vetëm për pjesëmarrjen siguron 9.25 milionë euro. Ndërkohë që çdo fitore që kombëtarja shqiptare do arrijë në grup vlen 1 milionë euro, barazimi 500 mijë euro.

Ndërsa shorti për ligën e kombeve për edicionin 2024-2025 do të hidhet më 8 shkurt të vitit të ardhshëm ku patjetër do shortohet edhe Shqipëria.

Ora 11:41
Filarmonia e Elbës, aty ku do vendoset fati i Shqipërisë në Euro 2024!

1701511219_kombetarjashqiptare.jpg

Në Pallatin e Filharmonisë së Elbës në Hamburg do të hidhe shorti për fazën finale të Euro2024 që do të zhvillohet më 14 qershor – 14 korrik të vitit të ardhshëm.

Kreu i FSHF-së Armando Duka dhe trajneri i kombëtares, Sylvinho pritet të jenë të pranishëm.

Ekipet janë ndarë në katër vazo, në varësi të performancës së tyre në grupin e tyre kualifikues. Të tre skuadrat e kualifikuara përmes play-off-it përfundojnë në vazon e fundit 4.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kombtarja: 03/12/2023 07:45

    S'kemi frike nga bora, S`trembemi nga shiu, Jemi rrace e forte, Rrace arixhiu

    Përgjigju
  • Iris: 03/12/2023 03:05

    Te treja skuadra te mira jane,por futbolli nuk eshte me ai qe ishte dikur dhe Italia duket si molle e krimbur nga brenda nga skandalet.Te shohim e te shpresojme!

    Përgjigju
    • Rika: 03/12/2023 10:35

      Ik o futi ndonje hamburger te McDonald’s, Italia molle e krimbur thote.

  • Babavanga: 02/12/2023 20:00

    Nese e kalon grupin, Shqiperia shkon ne finale

    Përgjigju
  • Super: 02/12/2023 19:30

    Super grup me mire ta testojne veten lojtaret pra ky grup ka italine dhe Kroacine me te dobet keto 10 vite ndaj besoj shume grup i mire , lojtaret e vjeter te shqiperise te hapin krahun talenteve

    Përgjigju
    • Po super: 02/12/2023 20:54

      Cili esht talent ..? Sepse skeni len njeri pa e bo talent… po te ishin talente do kishin bo namin te klubet e tyre ku luajn…

  • Hahaha uahaha: 02/12/2023 19:03

    Do ta kalojm grupin 100%

    Përgjigju
    • alfred: 02/12/2023 20:08

      O Tan tatani helm nga goja , mor trap.

    • Tani: 02/12/2023 19:15

      Shqiperia do jete surpriza ... poooo ... e vetmja mundesi te shenoj ne porten e saj...

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?