Trajneri i Kombëtares Sylvinho

'Grup i vështirë përballë kundërshtarëve me shumë eksperiencë', Sylvinho flet pas shortit të Euro 2024

2 Dhjetor 2023, 19:42| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 20:00

  • Share

Trajneri i Kombëtares Sylvinho ka folur pas shortit të Europianit ku e ka cilësuar grupin B si shumë të vështirë, për faktin se kundërshtarët kanë shumë eksperiencë.

“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur."

A folët me Spalettin për shortin? “Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

Armë plus që i njeh këto dy filozofi? “E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë.

Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale,”-u shpreh ai për Digitalb


Lajmi kryesor:

Shorti i Euro 2024/ Zbulohen kundërshtarët, Shqipëria në ‘grupin e vdekjes’, përballë me 2 ish-kampione bote! Sylvinho: Do tregojmë forcën tonë


Ne.k.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?