'FIFA The Best'/ Shqipëria është me Leo Messin, votat e Berishës, Sylvinhos dhe Xhixhos! S'ka dakordësi për trajnerin

28 Shkurt 2023, 10:03| Përditesimi: 28 Shkurt 2023, 14:54

  • Share

'FIFA The Best' zhvilloi dje ceremoninë e ndarjes së çmimeve për më të mirët në futboll për vitin kalendarik 2022. Në Paris, Lionel Messi u shpall futbollisti më i mirë në botë, teksa trajneri më i mirë shkoi sërish për Argjentinën, me Scalonin që la pas emra si Ancelotti dhe Guardiola.

Në këtë event fituesit u shpallën mbi bazën e votave të kapitenëve dhe trajnerëve të kombëtareve. Gjithashtu çdo shtet kishte edhe një përfaqësues të medias për votat.

Nga Shqipëria votuan Etrit Berisha, Sylvinho dhe Pano Xhixho. Kapiteni i Kombëtares votoi për Messin, njëjtë siç bënë Sylvinho dhe përfaqësuesi i medias, Xhixho. Sa i takon trajnerit më të mirë, përfaqësuesit e Shqipërisë nuk kanë pasur dakordësi.   

Votat për futbollistët:

Etrit Berisha / Messi, Haaland, Mbappe

Sylvinho / Messi, Benzema, Neymar

Pano Xhixho / Messi, Mbappe, Neymar

Votat për trajnerin:

Etrit Berisha / Guardiola, Scaloni, Regragui

Sylvinho / Ancelotti, Guardiola, Scaloni

Pano Xhixho / Scaloni, Guardiola, Regragui

Votat e Berishës për futbollistin më të mirë

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?