Shpërthimi në Ishull Lezhë, në banesë u hodh kapsolle detonatore

3 Shkurt, 23:56| Përditesimi: 4 Shkurt, 07:21

  • Share

 

Policia jep informacion lidhur me shpërthimin e ndodhur në oborrin e një banese në Ishull-Lezhë. Mësohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë  që është shtruar oborri

Lezhë/Informacion paraprak

Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë  që është shtruar oborri. 

Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Lajmi kryesor:

Shpërthim i fortë me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Ishull -Lezhë, brenda ndodhej vetëm një e moshuar (VIDEO+ EMRI)


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?