Shpërthim i fortë me lëndë plasëse në oborrin e një banese në Ishull -Lezhë, brenda ndodhej vetëm një e moshuar (VIDEO+ EMRI)

3 Shkurt, 22:38| Përditesimi: 4 Shkurt, 10:36

  • Share

LEZHË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e vona të së shtunës (3 shkurt 2024) në oborrin e një banese në Ishull-Lezhë.

Shpërthimi ka qenë i fuqishëm pasi është dëgjuar në zonë duke krijuar frikë dhe panik te qytetarët, ndërsa brenda në banesë ka qenë vetëm nëna e moshuar e Aleks Ivanajt, i cili vetë jeton jashtë Shqipërisë

Lënda plasëse është hedhur nga persona të pa identifikuar në oborrin e shtëpisë së Aleks Ivanajt

Policia informoi se dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë  që është shtruar oborri. 

Nga shpërthimi nuk ka raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. 

Fqinjët të shqetësuar kanë shkuar pranë banesës dhe më pas kanë sinjalizuar policinë. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ora 23:56
Shpërthimi në Ishull Lezhë, në banesë u hodh kapsolle detonatore

 

Policia jep informacion lidhur me shpërthimin e ndodhur në oborrin e një banese në Ishull-Lezhë. Mësohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë  që është shtruar oborri

Lezhë/Informacion paraprak

Në Ishull Lezhë, në oborrin e banesës së shtetasit A. I, dyshohet se është hedhur një kapsolle detonatore e cila ka plasur duke dëmtuar vetëm disa gurë dekorativë  që është shtruar oborri. 

Pronari i banesës shtetasi A. I. jeton jashtë shtetit, dhe në banesë ka qenë vetëm nëna e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?