Foto ilustruese

Shiti disa herë të njëjtat apartamente në Tiranë, pranga administratorit të firmës ndërtuese

8 Shkurt, 13:17| Përditesimi: 9 Shkurt, 00:51

  • Share

TIRANË- Policia ka arrestuar administratorin e firmës së ndërtimit 'AA Konstruktion' nën akuzën se u ka shitur të njëjtin apartament personave të ndryshëm. 

Në pranga ka rënë Sabri Shera, i cili në cilësinë e administratorit të firmës, ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitje për të njëjtat apartamente të një pallati. 

 Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, administratori i firmës ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.  

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Fshehja e të ardhurave”. Report TV mëson se Sarbi Shera është arrestuar edhe në 2019-ën për të njëjtat vepra penale. 

 

Ora 14:36
Shste disa herë të njëjtin apartament, administratori i firmës ‘AA Konstruksion’, i arrestuar në 2019-ën për të njëjtën akuzë

1704474570_policiaeshtetit.jpg

Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me arrestimin e administratorit të një firme ndërtime në Tiranë i cili i kishte shitur personave të ndryshëm të njëjtin apartament. Sabri Shera është administrator i kompanisë "AA Construction shpk". Kallëzimi është bërë nga qytetarë që kanë blerë apartamente në pallatin e ndërtuar nga kompania e tij në Rrugën e Barrikadave në Tiranë. Fillimisht u ka premtuar kontrata sipërmarrje dhe u ka marrë shuma të mëdha parash për blerjen e apartamenteve përmes akteve noteriale. Të njëjtat apartamente ai i ka shitur sërish tek të tjerë, në disa raste edhe në persona të tretë. Shera, nuk është hera e parë që bie në pranga, për të njëjtat akuza është arrestuar edhe në vitin 2019.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sapa: 09/02/2024 09:58

    Kush blen qofte edhe nje vazo lule ne vendin e ndyre shqiperi eshte vete fajtor.

    Përgjigju
  • Iris: 09/02/2024 01:17

    Se mos jane me te mire noteret.Nje /gjiriz/ ndajne bashke!

    Përgjigju
  • [email protected]: 08/02/2024 20:57

    Po noter ke kishte ky? Ku i bente kontratat ky tek noteri apo tek kafja e lagjes...?!

    Përgjigju
  • Pronat: 08/02/2024 16:17

    Si ka mundesi qe nuk i ndodh asgje ndertuesve qe bejne pastrim parash. Nuk blen dot nje shtepi se te gjithe i duan leket ne te zeze. asnji njeri nuk do qe te behet pagesa me bank 100%

    Përgjigju
    • Filani: 09/02/2024 12:27

      E pse I duan leket ne te zeze kur bejn pastrim parash? Apo qe te Ken me shum kesh per te pastruar? Ska llogjik ca po thua .

  • Spaku: 08/02/2024 15:35

    He se u rregullon spaku tani tju marre edhe tullen e fundit te shpise suaj meqe doni tja fusni njerezve. Shko tani hidhi te gjitha te spaku madje mer dhe kredi te dalesh.moster.ishalla kalbesh ne burg.te zen hakat e njerezve te ndershem.

    Përgjigju
    • re_spakut: 08/02/2024 16:16

      Sabriu ska asgje ne emer te vete. eshte i falimentuar ska cfare i mer. mjer ata qe kane humbur leket

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?