Report Tv ka mësuar detaje të reja lidhur me arrestimin e administratorit të një firme ndërtime në Tiranë i cili i kishte shitur personave të ndryshëm të njëjtin apartament. Sabri Shera është administrator i kompanisë "AA Construction shpk". Kallëzimi është bërë nga qytetarë që kanë blerë apartamente në pallatin e ndërtuar nga kompania e tij në Rrugën e Barrikadave në Tiranë. Fillimisht u ka premtuar kontrata sipërmarrje dhe u ka marrë shuma të mëdha parash për blerjen e apartamenteve përmes akteve noteriale. Të njëjtat apartamente ai i ka shitur sërish tek të tjerë, në disa raste edhe në persona të tretë. Shera, nuk është hera e parë që bie në pranga, për të njëjtat akuza është arrestuar edhe në vitin 2019.
Lajmi kryesor:
Shiti disa herë të njëjtat apartamente në Tiranë, pranga administratorit të firmës ndërtuese
B.V//ReportTv.al