Foto ilustruese

Shifra rekord, ndërrojnë jetë 16 persona nga COVID, shënohen 1239 raste të reja

9 Shkurt 2021, 17:47| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 18:05

  • Share

Nga 4562 testime, 1239 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID dhe 16 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ky është bilanci i publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, për sa i përket situatës së pandemisë së COVID.

'7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 58 -84 vjeç.'- njofton ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë.  Ndërkohë që aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

'Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.'- njofton ministria.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

'Janë kryer 4562 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1239 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan, 58 raste në Lushnje, 39 raste në Kavajë, 36 raste në Shkodër dhe në Fier, 32 raste në Sarandë, 30 raste në Lezhë, 22 raste në Krujë, 21 raste në Vlorë dhe Delvinë, 18 raste në Kurbin, 16 raste në  Gjirokastër, 15 raste në Mirditë, Librazhd dhe Malësi e Madhe, 14 raste në Kukës, 13 raste në Berat, Pogradec, 12 raste në Berat, 11 raste në Ura- Vajgurore, 8 raste në Kamëz, Përmet, Patos, 6 raste në Mallakastër, Gramsh, 5 raste në Vau i Dejës, Kuçovë, 4 raste në Tepelenë, Belsh, Dibër, Peqin, Skrapar, Vorë, 3 raste në Memaliaj, Has, 2 raste në Devoll, Pukë, Tropojë, Mat, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, 1 rast në Selenicë, Roskovec, Maliq, Konispol.'-  raporton ministria.

COVID-19 – Statistika ( 09 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       1,239

Të shëruar në 24 orë     805

Të shtruar në spitale     471

Humbje jete në 24 orë   16

Testime ditore               4,562

Testime totale            394,242

Raste pozitive            87,528

Raste të shëruara       52,933

Raste Aktive              33,107

Humbje jete                1,488

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19284

Fier        2829

Durrës  1800

Elbasan  1539

Shkodër  1536

Vlorë   1544

Lezhë    1138

Korçë    998

Berat     861

Gjirokastër 722

Kukës    476

Dibër     380

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dea: 09/02/2021 21:21

    Mbyllni shkollat 9 vjecare o mos e befshi piken e hajrit. Pse mo me te zgjuar se pjesa tjeter e botes jeni ju? Apo normalisht ktu ska vlere njeriu njesoj si ne Eu. Rama u vaksinua eshte rehat , s mendon qe njerezit po jetojne ne panik nga kjo situate, por ka hallin mos te krijoje pakenaqesira per zgjedhjet.

    Përgjigju
  • Gazi: 09/02/2021 18:20

    Jave qe ka kaluar arritem cdo dite 1000 raste, kete jave e kemi filluar me 1100 e vazhdojm me ritje, deri ne fundjave do kemi arritur 1500 raste. Matimatikisht keshtu del kur nuk meren masat, sepse nje person infektoj 1 ose 2 persona te tjera, kjo eshte ritmi ne pandemi ne gjithe bote Masat duhet te jen Jo gjobat as kufizim orarit sepse me gjoba nuk kuptojn, me kufizem orari ato gjera qe duhet te bejm do ta bejm brenda orarit edhe akoma me shume. Duhet mbyllur shkollat, puna nga shtepia per administraten atje qe mundet, edhe per biznese private. Kufizim sherbimi ne restorante dhe bare, pershembull duhet hapur vetem ambjente te jashtme, delivery dhe take out. Keshtu mund te shikojm ne 3 jave ndryshime.pastaj komisioni duhet sipas situates te lehtsoj apo ashpersoj masat

    Përgjigju
  • Turi: 09/02/2021 18:01

    Marshalla ka lezet,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?