Videolajm/ Plehra e kuti Remdisiviri jashtë spitalit COVID2

9 Shkurt 2021, 18:00| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 18:35

  • Share

Shumë pranë hyrjes së spitalit “Shefqet Ndroqi” apo COVID 2, në një zonë ku pastërtia është kryesore, gjenden mbeturina të hedhura e që nuk janë pastruar nga askush. Mes këtyre mbetjeve ka dhe kuti të ilaçeve që përdoren për trajtimin e pacientëve, siç shihen qartë në këto pamje. Remdesiviri që shihet i hedhur në grumbullin e plehrave është vetëm për përdorim spitalor.

Një ndotje e tillë është vetëm pak metra larg dritares së informacionit, në portën kryesore të spitalit Covid 2  ku çdo ditë familjarë të pacientëve të shtruar, dërgojnë ushqime dhe sende personale për të afërmit e tyre.

Nuk dihet nëse këto mbetje janë hedhur nga stafi mjekësor apo nga qytetarët jashtë spitalit, siç thanë jashtë kamerës disa familjarë të pacientëve, por e sigurt është se nëse nuk pastrohen në kohë, janë një vatër infeksioni.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zogu: 09/02/2021 21:33

    Ça gazetaresh jeni more.Gabime ne shkrim pa fund. Mbi te gjitha keni edhe foton me kutine e ilaçit ku eshte shkruar ose stampuar emri i tij origjinal, gjithsesii e shkruani sipas qejfit tuaj. Per fat te keq nuk eshte hera e pare...ky fenomen perseritet gati çdo dite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?