Sherri në Vorë, kush është ushtaraku i arrestuar! I plagosën të vëllanë në makinë, me armën e shërbimit qëlloi autorin

23 Nëntor 2023, 13:37| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 13:42

  • Share

1700742828_ermalmuzhaqi.jpg

Foto: Ermal Muzhaqi

Report Tv siguron foton e oficerit të ushtrisë Ermal Muzhaqi i cili u përfshi në sherrin e ndodhur mesditën e sotme në Vorë.

Muzhaqi ka qenë shofer në makinën ku ndodhi sherri. Sipas policisë Ergest Hoxha ka plagosur me thikë 24 vjeçarin Kidi Muzhaqi, vëllanë e tij gjatë kohës që këta 2 të fundit ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga Ermal Muzhaqi.

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, 27 vjeçari Muzhaqi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka plagosur.

Muzhaqi u vetëdorëzua në polici.

 


Lajmi kryesor:

Sherr mes 3 personave në Vorë! 34 vjeçari i plagosi me thikë vëllain, ushtaraku nxjerr armën e shërbimit dhe e qëllon (EMRAT)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?